Të pasurit idetë më të mira në botë nuk do t’ju ndihmojnë nëse askush nuk do t’ju dëgjojë se çfarë po thoni.
Po ju paraqesim disa nga veset e këqija që duhet të shmangni nëse doni që njerëzit t’jua vënë veshin.
- Të bërit thashetheme
Të flasësh keq për dikë tjetër, duket se ka një reaksion zinxhir, thonë studiuesit. Nëse angazhoheni në thashetheme, do të krijoni një reputacion të keq, si dhe do të frymëzoni të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë më ju.
- Të gjykosh
Nëse gjatë gjithë kohës ju e mbushni bisedën me paragjykime, e bëni bashkëbiseduesin tuaj të ndërgjegjshëm se dhe ai do të gjykohet prej jush.
Do të druhen të jenë të hapur ndaj jush.
- Të qenit negativ
Të qenit optimist, ju bën një njeri më të kënaqshëm për të biseduar, plus që të qenit pozitiv bën mirë për shëndetin.
- Të ankuarit
Një tjetër gjë që mund të kthehet në një ves negativ është të ankuarit. Është një virus i tmerrshëm të ankuarit për çdo gjë, madje dhe për motin.
- Nxjerrja e justifikimeve
Disa njerëz kanë aftësinë ta hedhin fajin dhe asnjëherë të mos mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Të tjerët do të etiketojnë si një person që nuk di të marrësh përgjegjësinë për veprimet e tua.
- Ekzagjerimi
Dhuntia e të shtuarit në mënyrë dramatike është formë e të gënjyerit dhe askush nuk do të dëgjojë persona që gënjejnë.
- Të qenit demagog
Është e rrezikshme kur opinionet dhe faktet ngatërrohen. Askush nuk do të bombardohet me opinione të shitura si fakte.