Familja e Italisë Agnelli, e cila kontrollon Cushman& Ëakefield Inc, ka nxjerrë në shitje komapaninë e tretë më të madhe në botë të pasurive të patundshme, raporton Ëall Street Journal , duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Exor SpA (EXOR.MI), kompania e familjes Agnelli, ka punësuar Goldman Sachs Group Inc (GS.N) dhe Morgan Stanley (MS.N) për të gjetur një blerës, sipas ËSJ.
Familja Agnelli, e cila aktualisht zotëron 81 përqind të kompanisë, pagoi 565.4 milion dollarë për 67.5 për qind aksione në Cushman &Ëakefield 8 vjet më parë, sipas ËSJ.
Shitja mund të arrijë në gati 2 miliard dollarë, shtoi ajo.
‘Aktualisht nuk ka transaksione për tu bërë të ditur, as garanci se një rishikim i tillë mund të rezultojë në ndonjë transaksion që përfshin Cushman &Ëakefield,’ tha një zëdhënës i Cushman & Ëakefield.
Exor SpA, Morgan Stanley dhe Goldman Sachs nuk dhanë komente.