Shqipëria paraqitet më 2014 si vendi me normat më të larta tatimore në Rajon dhe me produktivitetin më të ulët të grumbullimit të taksave. Krahasimi është bërë nga Al –Tax, nxjerr në pah qartë se, Shqipëria renditet e treta për nga taksat e larta ndër 8 vende të rajonit, por në të njëjtën kohë është e dyta për nga dobësia e grumbullimit të tyre.
Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, Al –tax nxjerr në pah se, barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk përfshihen skemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikat e përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal), thuhet në studimin e Al-tax.
Ngarkesa tatimore shkoi në vitin 2014 (25,7%) krahasuar me 2013 (24,3%) me + 1,4 pikë për qind, që reflekton ndryshimet e ndodhura në legjislacionet e disa vendeve ballkanike në lidhje me normat e tatimeve të caktuara. Në Greqi është miratuar ndryshimi i normës maksimale të tatimit mbi të adhurat personale me 4 për qind më shumë. Të njëjtin ndryshim të kufirit maksimal të tatimit mbi të ardhurat personale e ka kaluar edhe Kroacia, por nisur nga formula e llogaritjes së normës tatimore gjithsej, efekti i ndryshimeve jepet për vitin pasardhës. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit, ndryshimet e ndodhura në normat tatimore kanë dhënë ndikime dhe efekte më të vogla. Për TVSH-në, normën tatimore mbi mesataren e kanë Kroacia dhe Greqia, ndërsa normën tatimore nën mesatare e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin mbi fitimin, normën tatimore mbi mesataren e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën nën mesatare e kanë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja. Shqipëria konstatohet me normë tatimore për fitimin ndërmjet kufirit më të lartë dhe më të ulet.
Grumbullimi i taksave në raport me PBB në vitin 2014 është mesatarisht sa 28,7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky nivel në Shqipëri është 24,1%. Në vitin 2013 grumbullimi i taksave në raport me PBB ishte 30,5 për qind. Vendet me produktivitetin më të lartë të grumbullimit në Ballkan janë (Greqia, Bosnja, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë mbi 60% të prodhimit të brendshëm bruto të Ballkanit. Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, mbledhja e taksave në raport me prodhimin gjendet në shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci) dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi). Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet se barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Me ikjen e forcës punëtore në emigrim, sidomos të të rinjve, “shpresa” e bizneseve, por edhe e qeverisë ishte tek punonjësit e huaj. Sipërmarrjet po tentojnë prej më shumë se tre vitesh të sjellin punonjës të huaj, por në pjesën më të madhe ky ka…
Klientët shqiptarë të bankave që zgjedhin të investojnë në kriptomonedha kanë ardhur në rënie. Të paktën kështu vlerëson raporti i Vlerësimit Kombëtar të Riskut i miratuar në dhjetor 2023 por i publikuar së fundmi. Ku dokument sjell në vëmendje zhvillimet pas miratimit të ligjit 66/2020…
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare. Ankandi fillestar ishte zhvilluar në muajin shkurt të këtij viti dhe Ministria e Financave emetoi obligacione në vlerën e 1.835 miliardë lekëve. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit…
Revista “Monitor” kërkon të flasë me individë dhe përfaqësues të bizneseve në Shqipëri, të cilët duan të ndajnë me ne perceptimin e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. A jeni një biznes që në aktivitetin tuaj të përditshëm hasni praktika korruptive që ju vështirësojnë…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.25%. Në fjalën e tij, Guvernatori Gent Sejko, tha se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të ndjeshme dhe më të shpejtë se pritjet…
Banka e Shqipërisë ka dalë të mërkurën me një reagim publik lidhur me shqetësimet për veprime arbitrare të disa përmbaruesve privatë në procesin e mbledhjes së kredive të këqija. Banka e Shqipërisë sqaron se ajo nuk ka kompetencë të urdhërojë ndalimin apo pezullimin e proceseve…
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në prill, nga 2.3% që ishte muajin e mëparshëm dhe 4.6% në të…
Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e…
Kuzhina tradicionale shqiptare ka fituar terren, falë një kërkese në rritje të turistëve për të shijuar receta origjinale. Përvoja e shijimit të kuzhinës lokale është një mënyrë e mirë për turistët të njihen me kulturën dhe traditat e vendit. Nëpërmjet ushqimit, ata mund të kuptojnë…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1.2 milion qytetarë. Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar mbi ecurinë…
Përgjatë bregut të Athinës, një kompleks i madh shtëpish, hotelesh, marinash dhe më shumë, po merr formë. Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një…
Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit, janë rritur, pasi SHBA rriti kufizimet tregtare dhe sanksionet ndaj Kinës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare. Që nga pushtimi i…
• Maya Wald, drejtuese e marketingut për një startup teknologjik, ka intervistuar kandidatë për role të ndryshme. • Ajo thotë se shpesh takon kandidatë, që vijnë…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…
Megaqytetet e Kinës po fundosen në mënyrë të konsiderueshme; gati gjysma e qyteteve kryesore të vendit, tregojnë shenja fundosjeje. Një studim i fundit, i cili analizoi…