Banka e Qipros, e cila u ri-kapitalizua vitin e kaluar duke përdorur depozitat e klientëve, shpalli fitimin neto të gjysmës së parë tw vitit që i atribuohet aksionerëve, prej 81 milionë euro (106.87 milion dollarë), referoi banka të mërkurën.
Rezultatet ishin paraprake dhe nuk janë shqyrtuar nga auditorët e jashtëm, tha huadhënësi qipriot. Fitimi pas tatimit duke përjashtuar artikujt që ‘emetohen’ vetëm një herë për periudhën gjashtë-mujore që përfundon në 30 qershor arritën 78 milion euro
Shifra e fitimit u publikua përpara një takimi të jashtëzakonshëm të aksionerëve që pritet të mbahet sot, kur investitorëve do ju kërkohet të miratojnë një rritje të kapitalit prej 1 miliard eurosh. Rezultatet e rishikuara të auditorit pritet të bëhen të njohura të premten.
Investitorët e huaj, duke përfshirë edhe Ëilbur Ross me bazë në Amerikë dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë nënshkruar për rritjen e kapitalit të bankës, projektuar për të forcuar kapitalin rregullator përpara aplikimit të testeve të stresit përgjatë githë Evropës në fund të vitit.