Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti dhe kreu i kompanisë kosovare Elkos, Ramiz Kelmendi zhvilluan një takim ku ranë dakord për të bashkëpunuar fuqishëm në hapjen dhe funksionimin me sukses në muajin maj të pikës më të madhe të grumbullimit të produkteve në vend, që do ngrihet në Unazën e Lushnjes. Pikat e grumbullimit janë risia e skemave financiare mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014, të shpallura një ditë më parë në Pallatin e Kongreseve para 3000 fermerëve. Në këtë kuadër, Ministri Panariti vlerësoi ndihmën e investitorit kosovar Kelmendi në këtë supërmarrje të fuqishme. Pas takimit z. Panariti dhe z. Kelmendi folën për rëndësinë e madhe të kësaj pike gjigande grumbullimi, që synon të mos lëjë asnjë produkt të fermereve të hidhet kot, por të shitet i gjithi.
Ministri Panariti: Transformim historik i bujqësisë
Ndodhemi pёrpara njё transformimi qё unё do ta quaja historik, njё transformim i cili kёrkon shumё aktorë dhe jam i lumtur qё nё krahun tim kam njё personalitet tё politikёs shqiptare, tё asaj tё Kosovёs, z.Ramiz Kelmendi, i cili ёshtё ndёr tё tjerash dhe njё sipёrmarёs jashtёzakonisht i suksesshёm, shumё aktiv nё Shqipёri nёpёrmjet njё rrjeti tё fuqishёm grumbullues dhe shpёrndarёs, distributor nёpёrmjet kompanisё sё tij ELKOS. Pikёrisht pёr tё pёrballuar me sukses kёto sfida tё pёrbashkёta qё kemi ne pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare, – sepse mё pёlqen tё flas pёr bujqёsinё shqiptare qё do tё thotё jo vetёm bujqёsi e Shqipёrisё por edhe bujqёsi e Kosovёs – ne duhet tё jemi njё zonё e pёrbashkёt ekonomike. Pikёrisht pёr tё krijuar kёtё hapësirё dhe pёr tё krijuar infrastrukturёn qё do tё mbёshtesё lёvizjen e prodhimeve nё kёtё hapsirё ekonomike, e cila ka 5 milionё konsumatorё dhe ka potenciale ende tё pashfrytёzuara, z.Kelmendi bёhet, iniciator i njё investimi tё fuqishёm nё zemrёn e bujqёsisё shqiptare qё ёshtё zona e qarkut tё Fierit, posaçёrisht unaza e Lushnjes ku pёrgatitet tё fillohet njё investim shumё domethёnёs, i cili do tё mundёsojё grumbullimin e perimeve tё freskëta nga zona e Lushnjes. Unё dёshiroj t’u bёj, me kёtё rast, apel tё gjithё fermerёve, prodhuesve tё zonёs, qё tashmё kanё njё mundёsi shumё mё tё madhe se mё pёrpara pёr tё shitur produktet e tyre tek kjo pikё moderne e grumbullimit dhe magazinimit tё produkteve, njёkohёsisht dhe shpёrndarjes sё tyre nё tё gjithё Shqipёrinё por edhe pёrtej Shqipёrisё, pёr arsye sepse kjo mundёsi qё ju ofrohet ёshtё njё mundёsi qё do t’ju evadojё prodhimin nga serat, do t’ju thithë prodhimin nga arrat, perimet e fresketa qё natyrisht kanё njё treg tё garantuar dhe qё nёpёrmjet kontratave do tё blihen qё nё serё. Kjo ёshtё risia. Praktikisht fermerёt nuk mund tё ndodhen pёrpara stresit dhe dyshimit a do tё shitet apo jo prodhimi, por nёpёrmjet kontratave paraprake qё do tё mbyllim me sipёrmarrёsit tё cilёt investojnё nё kёtё pikё grumbullimi do ta kenё prodhimin tё shitur qё nё fazёn e kultivimit dhe kjo ёshtё njё risi absolute, kjo hap njё prespektivё tё re pёr fermerin, i cili prodhimin e dorёzon, e natyrisht atje, ne do tё futemi fuqishёm pёr tё mbёshtetur kёtё investim shumё zemergjerë tё zotit Kelmendi, me futjen e skemave tona tё mbёshtetjes financiare. Pra nё momentin qё fermeri dorёzon prodhimin nё kёto pika tё autorizuara tё grumbullimit, aty ne do tё aplikojmё pa asnjё hezitim dhe masat e subvencionit, ku pёr çdo kilogram produkt tё dorёzuar natyrisht fermeri do tё marrё mbrapsht njё pjesё tё mundit dhe sakrificёs qё ai ka shpenzuar pёr prodhimin nё trajtёn e subvencionit. Pra siç shikoni ne krijojmё njё mjedis ku tё gjithё fitojnё, fiton fermeri, natyrisht fiton konsumatori shiptar, fiton dhe sipёrmarrёsi dhe kjo ёshtё skema mё dinamike dhe mё ambicioze pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare dhe jo rastёsisht nё shpalljen e skemave tё subvencionit qёllimi jonё ёshtё pikёrisht, tё investojmё fuqishёm nё pikat e grumbullimit, tё pёrpunimit dhe tё transportit tё kёtyre produkteve. Mё lejoni ta falenderoj edhe njёherё z.Kelmendi pёr kёtё iniciativё shumё tё guximshme, por qё i shёrben natyrisht konsumatorёve shqiptarë nga tё dyja anёt e kufirit, i cili ёshtё një kufi simbolik.
Ramiz Kelmendi: Duhet të mburreni me fermerët tuaj duarartë
Ne si grup ELKOS me kёtё pikё grumbulluese qё po tentojmё ta fillojmё qё nё maj tё kёtij viti, t’ju dalim nё ndihmё kёtyre prodhuesve qё maksimalisht tё eksportojmё nё shtetet e rajonit dhe BE-sё. Por do tё shkojmё edhe mё tutje, në ngritjen e shkёmbimit tregtar mes shtetit tё Kosovёs dhe Shtetit tё Shqipёrisё dhe duke i ftuar gjithnjё konsumatorёt qё tё jenё nё ndihmё dhe nё pёrkrahje tё konsumit tё kёtyre prodhimeve tё shёndosha dhe cilёsore. Prandaj, kёta fermerё, qё sot i ishin pёrgjigjur iniciativёs sё qeverisё sё Republikёs sё Shqipёrisё, janё fermerë duarartё qё kontribuojnё nё mirëqёnien sociale tё veten, por edhe nё ngritjen e shtetit edhe standardit tё shtetit tё Shqipёrisё, dhe nё tё ardhmen edhe tё Kosovёs. Prandaj, me njё kёnaqёsi tё veçantё dhe me njё angazhim tё pashoq ne do jemi nё funksion tё kёtyre fermerёve, tё eksportit dhe tё nxitjes sё njё prodhimi tё kontraktuar, prandaj kёtu na nevojitet njё pёrkrahje edhe mediatike nё mёnyrё qё fermerёt tё krijojnё njё mundёsi tё re tё kontraktimit tё zgjuar, pёr arsye se sipёrfaqet e tokave tё Shqipёrisё dhe Kosovёs janё sipёrfaqe të vogla dhe pёr tё qёnё aktual nё tregun ndёrkombёtar duhet tё bёjmё kontrata tё zgjuara qё tё kemi njё produktivitet cilёsor uniformë dhe kuantitativ. Pra, pa kёto kontrata tё zgjuara, korrekte, tё ndershme e të respektueshme ne nuk do mundim t’i përballojmë tregtarёt e tjerё qё eksportojnё nё shtetet e rajonit, nё shtete e BE-sё. Ne duhet të mburremi qё kemi kaq fermerë duarartё dhe do jemi nё funksion tё kёtyre fermerёve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.