Ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar është rritur më ngadalë se, sa mendohej më parë, tregojnë shifrat zyrtare.
Shifrat e rishikuara tregojnë produkti i brendshëm bruto (GDP) në tremujorin e tretë të këtij viti ishte 2.6% më e lartë se, në të njëjtën periudhë në 2013, nga një vlerësim më i hershëm, 3%.
Gjithashtu, deficiti i llogarisë korente i Mbretërisë së Bashkuar u thellua në tremujorin e tretë në 27 miliardë paund.
David Kern, ekonomisti kryesor në Dhomën Britanike të Tregtisë, ka thënë se: “Rishikimi i zymtë në rritjen vjetore konfirmon se, ritmi i rimëkëmbjes është ngadalësuar.”
“Kjo ka lidhje me deficitin actual, i cili është rritur në një nivel paqëndrueshmërisht të lartë.” tha ai.
Por rishikimi me rënie në normën e rritjes vjetore e PBB-së ishte më shumë për rënies së investimeve nga e qeverisë dhe biznesit, sesa nga importet e larta.