Buxheti 2019, Rama: Rritje pagash në disa sektorë

26/09/2018 11:30 AM 0 komente

Në një konferencë për mediat nga ambientet e kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për përgatitjet e draftit të buxhetit të vitit të ardhshëm, ku ka vënë theksin tek rritja e pagave në disa sektorë dhe gjithashtu rritjen e pensioneve.

“Rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri. Në 2019-n do të ketë edhe rritje të pensioneve”, u shpreh Rama pa dhënë detaje të tepërta rreth përqindjes që do të ketë rritje çdo sektor.

Më tej kryeministri Rama foli edhe për shpërndarjen e librave falas për të gjithë sistemin arimor 9-vjeçar, duke premtuar se do ta arrijë këtë qëllim brenda këtij mandati.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of