Në 15 minutat e para të debatit për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Clinton dukej se ishte shumë përara kundërshtarit të saj Trump. Një gjë e tillë u reflektua menjëherë edhe në rritjen e nivelit të pesos.
Edhe rritja në të dhënat e S&P, AUD dhe JPY i dha mundësinë një pjese të madhe të investitorëve që ta quanin Trumpin humbës të këtyre zgjedhjeve.
Dollari ra me 1.7 për qind kundrejt pesos, duke e ngritur monedhen meksikanë në nivele shumë të larta, kjo edhe si pasojë e shqetësimeve se presidenca Trump do të jetë një kërcënim i vërtetë për eksportet e Meksikës në Sh.B.A, në tregun e saj më të madh.
TRUMPOMETER
Ekziston edhe një shprehje “Trump termometër” u shpreh David Bloom, drejtor i departamentit të strategjive në HSBC.
Nëse vërtet doni të dini se kush e fitoi debatin e zgjedhjeve, nuk është fare e nevojshme të lundroni nëpër rrjetet sociale, ju mjafton të shikoni kursin e këmbimit ndërmjet dollarit dhe pesos, u shpreh Bloom.
E njejta logjikë është edhe për dollarin kanadez, i cili preku nivelin e tij më të ulët që prej muajit mars të këtij viti. Ai u këmbye me 1.3171 dollarë amerikanë.
Monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme. Ajo u këmbye me 1.1242 euro për dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.