Kanë ikur ditët e rritjes“dyshifrore” në Kinë, me objektivat zyrtare që rezultonin gjithmonë më pozitive se pritshmëritë.Ky ishte mesazhi i dhënë së fundmi nga kryeministri Li Keqiang, në hapjen e sesionit vjetor të Kongresit Popullor Kombëtar, Parlamentittë vendit. Z. Li bëri thirrje për rritje“rreth 7%” këtë vit. Në 7.4%, rritja e vitit të kaluar ishte më e ngadalta në gati një çerek shekulli. Ai tha se ngadalësim ishte ajo çka qeveria kishte pritur,teksa përpiqet të ndërtojë një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të fortë. Por e ardhmja do të jetë e vështirë. Gjatë fjalimit të tij përballë gati 3,000 delegatëve në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit, z. Li tha se vështirësitë ekonomike për vitin e ardhshëm “mund të jenë edhe më tëmëdha” sesa në vitin 2014. “Presioni, – tha ai, – ishte intensifikuar”. Ai përdori një frazë që gjatëmuajve të fundit u kthye në“mantra” për zyrtarët kinezë: rritjamë e ngadaltë, përfaqësonte “normalitetin e ri”.
Fjalimi i tij ishte mbushur me thirrje për reforma të mëtejshme ekonomike, pavarësisht ankesave të industrive të goditura nga mbylljet dhe humbjet e vendeve të punës. Z. Li foli disa herë rreth nevojës për të reduktuar fuqinë dhe ndërhyrjet e qeverisjes. Ai përdori njëterm popullor në Kinë, ‘renxing’, që do të thotë të bësh çdo gjë që dëshiron:
“Nuk ka nevojë të thuhet, që të kesh pushtet nuk do të thotë që mund të detyrosh”. Kjo ishte deklarata më e mirë e tij: delegatët buzëqeshën me vlerësim. Por zoti Li e kishte seriozisht, si një paralajmërim për zyrtarët dhe shefat e ndërmarrjeve shtetërore që të mos pengonin reformat. Shumë do ta kenë marrë tashmë këtë mesazh nga fushata e fuqishme kundër korrupsionit, e cila filloi më shumë se dy vjet më parë dhe, ndryshe nga ekonomia, nuk tregon shenja ngadalësimi. Ndër synimet e tij janë 39 ligjvënës, të cilët ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar. “Qëndrimi ynë i ashpër ndaj korrupsionit do të vazhdojë”, – tha zoti Li.
Më 2 mars, ushtria publikoi emrat e 14 gjeneralëve të cilët kanë qenë të dënuar për korrupsion apo janë nën hetim. Por kjo nuk e ka zbehur entuziazmin e qeverisë për shpenzime ushtarake, i cili vazhdon të rritet më shpejt se saekonomia si një e tërë. Z. Li njoftoi një rritje prej 10.1% në buxhetin ushtarak, në 144 miliardëdollarë, krahasuar me një rritje prej 12.2% vitin e kaluar.
Media shtetërore e përshkruan fjalimin vjetor të kryeministrit ndaj legjislaturës të ngjashme me atë të një presidenti amerikan. ‘Shija’vështirë se është e njëjta, megjithatë, fjalimi prej gati 100 minutash i z. Liishte pothuajse ai i zakonshmi, mbushur me statistika të “vakëta” dhe ngarkuar me një gjuhë ambigue. Ai nuk kishte sarkazmën e stilit amerikan për ta ndarë me delegatët, ku të gjithë janë përzgjedhur me dorë nga Partia Komuniste dhe “zgjedhur” pa një votim popullor.
1. Li utha atyre se reformat e ndërmarrjeve shtetërore do të vazhdojnë, dhe se qeveria do të lejojë më tepër investim privat dhe të huaj në shërbime, një sektor i dominuar gjatë nga shteti. Ai njohunjë fushëe cila ka njënevojë të dëshpëruar:më shumëazile joqeveritare për të moshuarit, të cilët përballen me lista jashtëzakonisht të gjata pritjejepër shtretër në institucionet shtetërore.
2. Li përsëriti zotimet e qeverisë për të kontrolluar smogun dhe forma të tjera të ndotjes. Në fjalimin e vitit të kaluar ai deklaroi ‘luftë’ për problemin, por shqetësimet publike mbeten të mëdha. Një dokumentar i pavarur për mjedisin ka ngjallur debat intensiv në internet kohët e fundit.
Udhëheqja e rritjes ekonomike të Kinës po tkurret
Por ka një shifër në fjalimin e kryeministrit që do të drejtojë vëmendjen e të gjithëve nga kryetarët e fshatrave tek investitorët e huaj: ajo për rritjen ekonomike. Objektivat formale të rritjes sëKinës upërdorënefektivisht për të qenë të parëndësishëm, me ekonominë që i tejkaloi ata me lehtësi. Por teksa ekonomia është maturuar dhe ngadalësuar, ata janë shfaqursi faktorë shumë mëtërëndësishëm ndaj rezultatit final të qeverisë.
Vitin e kaluar, kur PBB-ja ishte në rrezik të binte shumë më poshtëobjektivit, zyrtarët shpejtuan planet e shpenzimeve publike dhe lehtësuan politikën monetare, gjë që i mundësoi rritjestë bjerë fare pak nga objektivi prej 7.5%.
Objektivi më i ulët për këtë vit është njohja eksplicite se ekonomia po përballet me probleme mëtë forta.
Por kjo është gjithashtu një mënyrë që qeveria t’i japë vetes një mundësi shtesë për të ndjekur reformat aq shumë të nevojshme. Këto synojnë zhvendosje nga varësia e fortë në investime dhe kredi, drejt rritjes së orientuar më shumë nga konsumi.
Me shtrëngimin e rregullatorëve për financimin me kredisi ndaj komunave ashtu dhe kompanive, shumë në Kinë kishin shpresuar se qeveria qendrore do të lehtësonte dhimbjen, duke ndërmarrë mbi vete një barrë më të madhe tëshpenzimeve.
Në këtërast, ajo zgjeroi objektivin e deficitit për vitin 2015 në 2.3% të PBB-së, duke e rriturfare paknga 2.1% që ishte vitin e kaluar.
Nëse Kina synon vërtet të arrijëobjektivin e saj të rritjes prej 7%, qeverisë qendrore mundt’i duhet të sigurojë një nxitje më të madhe fiskale.