Barcelona lë pas Real Madridin, Arsenalin dhe Manchester United, duke u pozicionuar në vend të parë në klasifikimin e fitimeve të klubeve nga stadiumet për sezonin 2016-2017. Falë edhe rënies së sterlinës ndaj euros, blaugranat janë në krye të renditjes.
Sipas të dhënave të Deloitte Football Money League 2018, për sezonin 2016-2017, fitimet e klubit blaugrana nga stadiumi janë 137,2 milionë euro, me një rritje 13% krahasuar me 121,4 milionë euro në sezonin 2015/16.
Sipas raportit të Deloitte Football Money League 2018, falë kësaj rritje, blaugranat kanë kaluar edhe rivalët e tyre, Real Madrid në të ardhurat që vijnë nga stadiumi. Fitimet e blancos arritën në 136,4 milionë euro, me një rritje 5,74% krahasuar me 129 milionë euro në sezonin 2015/16. Ata lënë pas Arsenal e Manchester United, që për shkak të zhvlerësimit të sterlinës ndaj euros, kanë regjistruar një rënie respektivisht me 12,87% e 8,95% në këtë zë të të ardhurave.
Klubi | 2016-2017 (në mln €) | 2015-2016 (në mln €) | Ndryshimi |
Barcelona | 137,2 | 121,4 | 13,01% |
Real Madrid | 136,4 | 129,0 | 5,74% |
Manchester United | 125,2 | 137,5 | -8,95% |
Arsenal | 116,4 | 133,6 | -12,87% |
Bayern München | 97,7 | 101,8 | -4,03% |
Paris St-Germain | 90,2 | 92,5 | -2,49% |
Liverpool | 80,1 | 75,9 | 5,53% |
Chelsea | 76,2 | 93,2 | -18,24% |
Manchester City | 60,4 | 70,2 | -13,96% |
Borussia Dortmund | 58,6 | 61,1 | -4,09% |
Juventus | 57,8 | 43,7 | 32,27% |
Schalke 04 | 53,3 | 51,2 | 4,10% |
Tottenham Hotspur | 52,7 | 54,6 | -3,48% |
Atletico Madrid | 41,0 | 36,0 | 13,89% |
West Ham United | 33,3 | 36,0 | -7,50% |
Inter | 28,4 | 25,7 | 10,51% |
Southampton | 26,1 | n.d | – |
Napoli | 19,4 | n.d | – |
Leicester | 19,2 | 15,4 | 24,68% |
Everton | 16,8 | n.d | – |
Në të vërtetë, nëse do të shpreheshin në sterlina, fitimet që vijnë nga stadiumi të Manchester United do të ishin rritur me 5% krahasuar me sezonin 2015-2016, ndërsa të ardhurat e Arsenal do të kishin mbetur stabël. Megjithatë Red Devils janë në podium, me 125,1 milionë euro krahasuar me 116,4 milionë euro të Arsenal.
Klubi | 2016-2017 (në mln £) | 2015-2016 (në mln £) | Ndryshimi |
Manchester United | 107,6 | 102,8 | 5% |
Arsenal | 100 | 99,9 | 0% |
Liverpool | 68,8 | 56,8 | 21% |
Chelsea | 65,5 | 69,7 | -6% |
Manchester City | 51,9 | 52,5 | -1% |
Tottenham Hotspur | 45,3 | 40,8 | 11% |
West Ham United | 28,6 | 26,9 | 6% |
Leicester | 16,5 | 11,5 | 43% |