‘Nuk do të ketë skenarë Ëeimar për Greqinë … Greqia është ri-kthyer,’ tha Samaras në një fjalim në Forumin e Demokracia nën presion të organizuar nga Kathimerini dhe International Neë York Times.
‘Dy vjet më parë ky vend ishte i copëtuar … ne ishim lidhja më e dobët në Evropë,’ ‘Tani pamja është e ndryshme,’ shtoi ai, duke iu referuar një sërë treguesish pozitive ekonomike që sugjerojnë se Greqia është në rrugë të mbarë, duke përfshirë arritjen e saj e një teprice primare dhe ngjitjes së indeksit globale të konkurrueshmërisë.
Samaras krahasoi demokracinë greke me një organizëm të gjallë që ka aftësinë për t’i bërë ballë krizave.
Kryeministri identifikoi populizmin dhe ekstremizmin si dy kërcënimet kryesore të demokracisë në Greqi. Ai tha se qeveria do i luftojë këto dy fenomenë duke ‘luftuar gënjeshtrat me të vërtetën,’ duke shtuar se ‘reformat e thella’ janë gjithashtu të nevojshme, sikundër është edhe ‘korrigjimi i deformimeve sociale.’
Duke folur dy ditë pasi kreu i SYRIZA Aleksis Tsipras shpalosi programin ekonomik të partisë së tij në Selanik, Samaras duket se sugjeroi se të majtët janë ‘armiq të reformës.’ raporton Ekathimerini.