Kështjella Eilean Donan, një prej vendeve më piktoreske në Skoci

23/11/2018 11:52 AM 0 komente

Kështjella Eilean Donan shpesh cilësohet si një prej vendeve më piktoreske të Skocisë.

Kështjella e ëndrrave

Nëse dikujt do t’i kërkohej të përmendte disa prej kështjellave më të njohura të Skocisë, Edinburgut apo Balmoralit, shumë të rrallë do të ishin ata që ndoshta do të përmendnin emirn e kështjellës Eilean Donan. Por krejt e kundërta ndodh me imazhin e saj, sepse ai është një prej më të reklamuarve në kalendare, postera, kartolina, filma etj.

Sot ajo do të dukej shumë më ndryshe po të mos ishte për restaurimin që iu bë në fillim të shekullit të 20-të, që e risolli atë në shkëlqimin e dikurshëm.

 

Kështjella Eilean Donan ndodhet në një vend shumë strategjk dhe njëkohësisht shumë të bukur, ku menjëherë pas saj ndodhet edhe ishulli Skye, që ia shton më shumë bukurinë.

 

Ishulli i lundrave

Historitë në lidhje me kështjellën Eilean Donan janë të shumta dhe disa prej tyre janë po aq romatike sa edhe vetë pamja që të ofron kështjella. Sipas një legjende, emri kështjellës iu vu nga një i krishterë i shekullit të 7-të, Shën Donnani, i cili jetoi në këtë kështjellë. Ai së bashku me 52 ndjekësit e tij u vra nga piratët që kaluan aty.

Sipas një legjende tjetër, kjo kështjellë është e lidhur me botën e kafshëve të egra, sidomos të lundrave që e mbipopullonin atë. Sipas kësaj legjende, emri Eilean Donan rrjedh nga emri gaelik cu-donn (qeni kaf) që konsiderohej edhe mbreti i lundrave. Kur ai vdiq, u varros në këtë ishull dhe mendohet që themelet e kështjellës të jenë ngritur mbi varrin e tij.

Mbrojtja nga pushtuesit

Po t’i lëmë legjendat mënjanë dhe të bazohemi në të dhëna historike, ajo u ndërtua në shekullin e 13-të si një bastion kundër vikingëve. Në atë kohë, Norvegjia kontrollonte ishujt e Hebrides dhe herë pas here shkonte edhe në këtë zonë ku sot ndodhet kjo kështjellë. Mendohet se Mbreti Aleksandri II i Skocisë, në një përpjekje për të mbrojtur zonën, dha bekimin dhe miratimin e tij për të forcuar ishullin e vogël nëpërmjet ndërtimit të kështjellës Eilean Donan.

Pjesë të kështjellës origjinale mund të shihen ende sot, siç është për shembull muri në të djathtë të oborrit.

Strukturë e veçantë

Kjo është ndoshta një prej kështjellave me strukturën më të veçantë. Edhe pse sot ajo mund të duket shumë piktoreske, ajo është ndërtuar kryesisht për t’u mbrojtur nga sulmet e armiqve.

Shkatërrimi i saj

Në fakt, një nga episodet e dokumentuara në historinë e kështjellës Eilean Donan fatkeqësisht është ai që pothuajse e rrënoi atë totalisht. Në vitin 1719, gjatë rebelimit kundër kurorës angleze, kështjella për pak kohë shërbeu si vendstrehimi i një garnizoni spanjoll që mbështeste Jakobinët. Pasi një nga ushtarët spanjollë qëlloi mbi anglezët, anijet angelze nuk rreshtën së bombarduari deri në momentin që ajo u shemb e tëra.

Nga kjo kështjellë do të kishte mbetur vetëm një skelet i shkatërruar nga e kaluara, po të mos ishte për familjet Macrae-Gilstrap, të cilët e blenë atë në vitin 1911. Në fillim ata planifikuan që ta linin atë ashtu siç ishte por më pas ata punësuan Farquhar MacRae, një vendas, që i ndihmoi ata që të hiqnin tutje rrënojat.

 

Por sipas një legjende, pak para se të fillonte punën, z. Farquhar pa një ëndërr të çuditshme. Ai e ëndërroi kështjellën në kulmin e lavdisë së saj së bashku me oborret dhe kullat, ashtu siç ato kishin qenë përpara se të shembeshin.

 

Ristrukturim mbi ëndrrën e Farquhar-it

Thuhet se mbi ëndrrën e Farquhar-it u bë edhe ristrukturimi dhe restaurimi i kështjelles. Sipas një studimi arkitekturor kështjella e vitit 1714 është thuasje identike me atë që u rindërtua pas ëndrrës që pa z. Farquhar.

Burim frymëzimi

Fatkeqësisht, Farquhar vdiq para se ai ta shihte të realizuar ëndrrën e tij. Por ai kurrë nuk mund të kishte parashikuar se sa e famshme do të bëhej pikërisht kjo kështjellë e rindërtuar, e cila ka qenë edhe burim frymëzimi për regjisorë të ndryshëm. Ajo është përdorur në filmin e 1999 të James Bond dhe filmin e vitit 2007, The Golden Age.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of