Thuringia është një prej vendeve më të veçanta në botë për sa u përket festave të fundvitit, sepse disa prej zakoneve tradicionale të këtyre festave e kanë origjinën pikërisht nga kjo zonë që ndodhet në zemër të Gjermanisë.
1847 – Bora e parë sapo kishte rënë dhe të gjithë ishin të përfshirë nga atmosfera e festave të fundvitit. Punëtorët e fabrikës së qelqit nuk kishin mundësi financiare për të blerë arra dhe mollë, sepse ishin shumë shtrenjtë, prandaj filluan të krijonin fruta të vogla prej qelqi nga mbetjet e panevosjme të materialeve në punë.
Përveç frutave, ata filluan të krijonin edhe boçe pishe prej qelqi, të cilat i varnin në bredhin e Krishtlindjeve. Dhe pikërisht këtu merr jetë edhe legjenda e dekorimit të pemës së Krishtlindjeve, origjina e së cilës është zona e Thuringisë në Gjermani.
Dekorimi i pemës së Krishtlindjeve u përhap në botë pas vitit 1880, kur një pjesë e këtyre elementeve dekorative u importuan në Amerikë nga Frank Winflield Woolworth.
Elemente dekorative unike
Kjo traditë vazhdon edhe në ditët e somte në këtë qytet në zemër të Gjermanisë. Qelqpunuesit krijojnë elemente dekorative unike në llojn e tyre, pasi asnjë nuk është identik me tjetrin.
Më pas, këto elemente lahen me ar ose me argjend dhe i jepet ngjyra e preferuar. Lauscha është një prej dyqaneve më të frekuentuara gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Pema e Krishtlindjeve
Jo vetëm dekorimet e pemës së Krishtlindjeve por edhe vetë pema e ka origjinën në Thuringia. Adelheid von Sachsen-Meiningen, e cila ka qenë mbretëresha e Anglisë për 7 vjet, ka lindur pikërisht në këtë zonë të Gjermanisë. Ajo importoi pemën e Krishtlindjeve në Angli, duke e bërë atë një element të domosdoshëm të kësaj feste, pa të cilin ajo nuk ka kuptim. Pas Anglisë, kjo pemë filloi të vendosej edhe në vende të tjera të botës, si simbol i kësaj feste.