Pas Berlinit, Nju Jorkut dhe Vatikanit, Bratislava do të jetë qyteti i radhës të cilit artistët kroatë i kanë dhuruar një vezë Pashke gjigante, sipërfaqja e së cilës është pikturuar me motive kombëtare të Sllovakisë.
“Unë jam i kënaqur që sheshi ynë Hviezdoslavovo do të zbukurohet edhe më shumë, duke u bërë pjesë e kësaj tradite interesante të kohëve të fundit”, u shpreh Radoslav Števčík, kryetari i Bashkisë së qytetit të vjetër të Bratislavës.
Gjatë ceremonisë së prezantimit të vezës për të gjithë qytetarët, ishte i pranishëm edhe ambasadori kroat, Aleksander Hein. Veza gjigante do të qëndrojë në shesh deri më 20 prill.