Vendi ka ndihmuar kompanitë shumëkombëshe që të shmangin më shumë se 13 miliardë euro taksa nga 2012 në 2015, sipas raportit më të fundit.
Malta është akuzuar si parajsë fiskal, vetëm pak para se të marrë drejtimin e Bashkimit Europian në një vit kritik e luftës së bllokut ndaj shmangies së taksave.
Malta cilësohet si një e tillë duke u bazuar mbi vetë kriteret e BE-së, tregon më tej raporti, i cili është hartuar nga lektori i kontabilitetit Tommaso Faccio nga Universiteti i Nottingham-it.
Kryeministri maltez, Joseph Muscat u përball me thirrje për të dhënë dorëheqjen vitin e shkuar, pasi informacioneve që u publikuan në Panama Papers tregonin se dy prej bashkëpunëtorëve të tij kishin llogari offshore, përfshirë dhe ministrin e Shëndetësisë dhe Energjisë.
Malta, e cila ka një popullsi prej 430 mijë banorë, mori kalimin e presidencës në 1 janar. Gjatë udhëheqjes së saj gjashtë mujore, ministrat e Financave të BE-së do të diskutojnë propozimet ligjore, të cilat do t’iu kërkojnë kompanive shumëkombëshe që të bëjnë të ditura fitimet e tyre dhe taksat e paguara, raportuar nga vendi në vend në mënyrë që të jenë transparente. 28 vendet e BE-së gjithashtu do të përpiqen që të avancojnë punën mbi listën e parajsave fiskale, siç është premtuar në fund të vitit.
Tani po veihet në diskutim nëse Malta do të ketë vullnetin politik për të zbatuar axhendën, duke nënvizuar se qeveria nuk i përmend taksat si një nga prioritetet e presidencës.
Në letra, Malta ka normën më të lartë të taksimit në BE, 35%. Por raporti thotë se aktualisht kjo normë është vetëm 5 %, duke qenë se merren në konsideratë rimbursimet e dividendëve.
Malta gjithsesi ka rënë dakord që të eliminoje skemën e saj, e cila lejonte disa kompani që të paguanin zero taksa.
Raporti citon se midis viteve 2012 dhe 2015 afërsisht 14 miliardë euro taksa nuk u përfituan nga thesaret e vendeve të tjera për shkak të regjimit maltez mbi dividendët të fituara në vendet e huaja.
Vitin e shkuar, ekzekutivët e BE-së zbuluan se Malta ishte treguar shumë “bujare” me përjashtimet nga taksat të dividendëve të kompanisë.