Mogherini do takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor

18/05/2017 11:01 AM 0 komente
federicamogherini-audierepe-sursaparlamentuleuropean

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, i ftoi kryeministrat e të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, midis të cilëve edhe shefin e Qeverisë së Maqedonisë, javën e ardhshme në një darkë joformale në Bruksel.

Ky takim, në të cilin në varësi nëse deri atëherë do të zgjidhet qeveria e re e Maqedonisë, do të marrin pjesë ose Zoran Zaevi ose Emil Dimitriev, do të mbahet më 24 maj (të mërkurën).

Sipas zëdhënëses së Mogerinit, Maja Koçijançiç, bisedimet për darkën joformale do të jenë për situatën në rajon lidhur me ngjarjet e fundit dhe të shihet se si të gjithë së bashku të mund të lëvizim përpara.

“Kjo darkë, gjithashtu do të jetë vazhdimi i vizitës së përfaqësues së lartë Mogerini në rajon në mars, të këtij vitit, deklaroi zëdhënësja Koçijançiç.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz