Në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme të agjensive anëtare të saj gjatë viteve 2013 dhe 2014 ATA i ka adresuar Ministrisë së Kulturës shkresa të përsëritura lidhur me miremenaxhimin e qendrave të vizitueshme si muze, parqe dhe site arkeologjike.
Në mënyrë të vecantë agjensitë kanë kërkuar që muzetë e rëndësishme kombëtare si ato të Krujës, Muzeu Historik Kombetar, Muzeu Arkeologjik në Durrës, Muzeu Onufri në Berat dhe muze të tjerë që frekuentohen gjatë gjithë vitit të jenë të hapura cdo ditë të javës të paktën nga 1 Marsi deri me 30 Nëntor.
Në mungesë të reagimit me shkresë zyrtare apo masë konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse në këtë drejtim ATA ka realizuar së fundi marreveshje me kompaninë Dajti Ekspres.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje është bërë e mundur që kompania të mos kryej shërbimet e mirëmbajtjes së teleferikut ditën e hënë por gjatë një dite tjetër të javës, pra teleferiku të funksionojë rregullisht këtë ditë.
Zhvendosja e shërbimit te mirëmbajtjes në një ditë tjetër të javës ka bërë të mundur plotësimin e shërbimeve të munguara të muzeve gjatë ditës së henë me alternativën e shërbimeve të ofruara nga kjo kompani në Parkun Kombëtar Dajt të aksesuar me teleferik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.