Nga ing. Mimoza Vojka Emanuels*
Tashmë është bërë popullore dhe e përditshme, të dëgjojmë togfjalëshin: “firmat e fasonit” dhe fjalën“cikël i mbyllur” apo “made in Albania”.
Opinioni i gjerë, por edhe pushtetarë, gazetarë, bankierë, etj., përgjithësojnë çdo firmë eksportuese, që merret me prodhimin e veshjeve apo këpucëve, si“firmat e fasonit”.
Prej kohësh më ka “sikletosur” ky fakt. Ndaj, mora përsipër t’i bëj një sqarim të hollësishëm opinionit të gjerë lidhur me nivelet e firmave prodhuese eksportuesetë veshjeve, duke u bazuar në emërtimet që përdoren në gjuhën ekonomike botërore.
Firmat prodhuese eksportuese ndahen në dy grupe:
– Firma që prodhojnë dhe eksportojnë pjesë të punës së një produkti.
– Firma që prodhojnë dhe eksportojnë produktin e tyre.
Firmat që prodhojnë dhe eksportojnë pjesë të punës së prodhimit aktualisht përbëjnë grupin më të madh të firmave prodhuese dhe eksportuese në Shqipëri.
Në vetvete ky grupim ka disa nivele të kryerjes së prodhimit dhe konkretisht ato janë:
1. make(M)- qepje
2. cut+ make(CM)- prerje+qepje
3. cut+ make+ trim(CMT)- prerjet+qepje+ aksesore
4. full package(FP) – paketë e plotë prodhimi.
Përdorimi i fjalës:fason (pagesë për krahun e punës), merr kuptim në rastet e kompanive që punojnë në tre nivelet e para:
-qepje
-prerje+qepje
-prerje+qepje+aksesore
Çfarë përfshijnë nivelet e grupimit të parë të firmave prodhuese eksportuese?
1. Make(M) – qepje
Në këtë rast, kompania kryen vetëm qepjen e veshjeve.
Klienti i këtyre kompanive është njëkohësisht edhe furnitori.
Ky i fundit i sjell kompanisë, materialet e prera, aksesorët dhe gjithë instruksionin e duhur për realizimin e veshjes.
Kompania prodhuese ka për detyrë qepjen dhe eksportimin e veshjes.
Çmimii punës së këtyre kompanive vlerësohet me:
– kohën e realizimit të veshjeve * çmimin për minutë që vlerësohet të jetë.
Suksesii këtyre kompanive konsiston në efektivitetin produktiv të tyre.
Forca e këtyre kompanive qëndron në punësimin e punonjësve, që kryesisht janë të një niveli kualifikimi relativisht të ulët.
2. cut and make(CM)- prerje dhe qepje,
Në ndryshim nga firmat e nivelit të parë, këto firma përveç qepjes, kryejnë edhe prerjen.
Edhe në këtë rast, klienti është edhe furnitori i kompanisë, i cili njëkohësisht jep çdo informacion për realizimin e prerjes dhe qepjes.
Fakti i kryerjes dhe të prerjes së produktit u jep mundësi këtyre kompanive, të kenë një pagesë pak më të mirë se në rastin e parë.
Edhe në këtë rast, efektiviteti është suksesi.
Vlera vazhdon të jetë punësimii punonjësve, ku dhe fillojnë kërkesat për rritje niveli të tyre (prestare).
3. cut +make+ trim (CMT)-prerje-+qepje+aksesore.
Në këtë grup futen kompanitë që përveç prerjes e qepjes marrin përsipër t’i ofrojnë klientit të tyre edhe vendosjen e aksesorëve dhe realizojnë transportin e mallit.
Në këtë rast, klienti është edhe furnitori i lëndës së parë.
Këto kompanii shtojnë vlerë punës së tyre, duke marrë pagesë përveç prerjes, qepjes edhe për lëndët ndihmëse dhe transportin.
Pikë suksesi edhe në këtë rast vazhdon të jetë efektiviteti në prodhim, por edhe gjetja e lëndëve ndihmëse dhe fleksibiliteti në transport.
Forca e këtij niveli të kompanive, vazhdon të jetë numri i punonjësve të punësuar, që edhe në këtë rast vazhdon të rriten kërkesat për rritje të nivelit të punonjësve.
4. full package(FP)-paketë e plotë.
Në këtë grup futen kompanitë qëi ofrojnë klientit të tyre paketën e plotë të shërbimit për prodhimin e produktit të kërkuar, do të thotë realizojnë blerjen e lëndës së parë, asaj ndihmëse – prerjen- qepjen- transportin.
Në këtë rast klienti nuk është më furnitori i lëndës së parë dhe ndihmëse, por vazhdon të jetë projektuesi i modelit, udhëzuesi për blerjen e lëndës së prodhimit dhe lëndës ndihmëse si dhe vazhdon të japë të gjithë informacionin e duhur në realizimin e produktit.
Këto kompani rrisin vlerën e punës së tyre në mënyrë të konsiderueshme.
Edhe pozita e tyre në raport me klientin është më e rritur.
Suksesi i këtyre kompanive vazhdon të jetë efektiviteti në prodhim, por kjo shtohet edhe me vlerën e shtuar lidhur me ofrimin i produktit të përfunduar.
Forca e tyre përveç punësimit të punonjësve, që vazhdon e rrit kërkesat lidhur me nivelin është edhe vlera e shtuar e valutës që këto kompani qarkullojnë.
Kush futet në grupin e dytë të kompanive prodhuese eksportuese?
Në këtë grup futen ato kompani, të cilat shesin produktin e realizuar, e projektuar prej tyre.
Në këtë rast nuk ka vlerë të përcaktohet çfarë faze prodhimi realizohet, sepse kompania e krijon marrëdhënien me klientin në bazë të produktit që ofron, e kjo gjë nënkupton faktin që kompania është në gjendje:
– të gjejë burimin e lëndës së parë dhe ndihmëse
-të krijojë, realizojë produktin me të gjitha fazat si dhe
-të gjejë tregun e shitjes.
Vlera e këtyre kompanive qëndron te vlera e produktit që ofron në treg.
Ky produkt mund të jetë një produkt që gjendet në treg, e kompania futet si konkurruese duke i dhënë veçori produktit, por ky produkt mund të jetë një produkt inovativ (ky është rastii kompanisë sime SAM) dhe në këtë rast, kompania e mat suksesin me faktin se sa ky produkt inovativ mirëpritet nga tregu.
Tregtimii këtij malli mund të bëhet në tri forma si:
– Ready made garment (RGM)-Produkt i gatshëm, thjesht pa markë.
– Private label (PL)-Produkti merr emër nga marka të njohura në treg.
– Brand (BR)-me markë, të vetë kompanisë prodhuese.
RGM produkt i gatshëm
Në këtë rast, kompania fut në treg një produkt, që nuk ka markë, por që gjithsesi gjen një treg shitjeje.
Private label
Në këtë rast, produktit të kompanisë, i vendosin emrin e tyre, marka me reputacion në treg.
Brand markë
Në këtë rast, produkti tregtohet nën markën e vetë kompanisë prodhuese.
Suksesi i këtij grupi të kompanive prodhuese qëndron në reputacionin që ato krijojnë në tregjet e shitjes dhe aftësive që kanë për të prezantuar si duhet produktin e tyre.
Vlera e këtyre kompanive qëndron në vlerën e valutës që ato qarkullojnë, që është e rritur në mënyrë të konsiderueshme.
Duhet të themi se punësimi sasior nuk është armë e këtyre kompanive, por ai cilësor është nevojë e domosdoshme, gjithashtu investimi bashkëkohor është nevojë e përhershme dhe e vazhdueshmee këtyre tip kompanive.
Ky grup i dytë, është në minorancë në Shqipëri, shihet si dëshirë për të ardhmen,por nuk shohim që ato pak kompani që janë në Shqipëri, të evidentohen e t’u jepet vendii duhur.
Në qoftë se do të prezantoja si shkon vlera financiare nga nivelii parë: makeM (qepje) deri te ky i fundit – Brand BR, duke i dhënë një vlerë ilustruese nivelit të parë 1 do të kishim një grafik të tillë;
(p.s.vlera demonstruese e BR është ajo nga ku fillon, sepse kjo vlerë mund të jetë edhe shumë e lartë,në bazë të vlerës që ka marka në treg)
Niveli aktual i zhvillimit të Shqipërisë ka vend për të gjitha këto tipe kompanish prodhuese eksportuese.
Shoqëria duhet të respektojë punën dhe përpjekjen e këtyre kompanive tëçdo niveli, pasi këto kompani japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.
Ndërsa admirimi duhet të shkojë për firmat që progresojnë.
Besoj të kem dhënë një informacion të kuptueshëm mbi nivelet e firmave prodhuese eksportuesetë veshjeve.
E për këtëdo të kërkoja të bëhet kujdes në emërtimet që përdoren, por më së shumti me vlerën që i duhet dhënë secilit prej këtyre niveleve.
Përgjithësimi është i dëmshëm për kompanitë në vetvete, por më i dëmshëm është për stimulin që kërkojnë t’i japim rritjes së nivelit ekonomik të Shqipërisë.
*Pronare&Administratore S.A.M.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Me behet qejfi qe me 120,000 Euro te deklaruara ne QKB, si biznes, ke nje nivel kaq te larte perfromance si Sipermarrese.
Inteligjence-personalitet i spikatur-stil i shkelqyer shkrimi- pune- jete. Mbartese dhe realizuese e nje vizioni virtuoz per Gruan-familjen-jeten. Keto cilesi e atribute, nen emrin: Mimoza Vojka Emanuels. Urime!