Shefi i zyrës së FMN-së në vendin tonë, kërkon të zgjidhet çështja e kredive me probleme, duke iu drejtuar falimentit për rastet e pashpresa. Në një intervistë për ABC news ai ka ftuar qeverinë të jetë e kujdesshme në masat e saj kundër informalitetit dhe të përdorë të njëjtin standard masash për të gjithë…
Niveli i kredive me probleme ne vendin tonë, shihet me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombetar. Në një intervistë për Abc News, shefi i zyrës së FMN-së në vendin tonë, ftoi institucionet të lehtësojë procedurat e falimentimit për bizneset e pashpresa.
“Mendoj se autoritetet, si Banka e Shqipërisë, kanë disa mjete, që lidhen me ekzekutimin e kolateralit, riskedulimin e kredive, që është pjesë e strategjisë, por mendoj se në disa raste kur problemi mbetet i pa ndryshuar, sic po ndodh me një grup kompanish, falimentimi duhet marrë parasysh. Zgjidhja vlen për të shmangur një pjesë të problemit, ndërsa shqetësim për të ardhmen përbën kreditimi i dobët nga ana e bankave.= E ndërsa bankat nuk po ushqejnë sa duhet ekonominë me financime, edhe arka e shtetit po merr pak.”- deklaroi Reinke.
Shefi i zyrës së FMN-së në vendin tonë, vlerëson se janë disa faktorë që nuk siguruan të ardhurat e mjaftueshme në buxhet, por ndër kryesoret sipas tij, është niveli i ulët i grumbullimit të taksave në vend.
Ne shohim se niveli i taksave në Shqipëri, është i krahasueshëm me atë të vendeve të tjera në Europë, por të ardhurat nga taksat, si përqindje ndaj prodhimit të brendshëm bruto janë dukshëm më pak. Kjo tregon se pagesa e taksave të detyrueshme është relativisht e ulët dhe kjo është një hapësirë ku mund të rriten të ardhurat
Në fakt, është pikërisht kjo që qeveria po synon të bëjë prej 1 shtatorit, të fillojë mbledhjen e taksave tek ata që nuk i kanë paguar deri më tani. Por, cfarë duhet të këtë parasysh ajo në aksionin shumë të diskutuar kundër informalitetit?!
Pagesa e taksave është një element i rëndësishëm krahas përmirësimit të rregullave ligjore në vend dhe qëndrueshmërisë fiskale. Ne ftojmë qeverinë shqiptare të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare në implementimin e saj dhe të jetë e qartë, e drejtë në zbatimin e rregullave ligjore.
Këtu vijon edhe rruga për rezultate pozitive nga misioni i ardhshëm i radhës. FMN- kërkon që qeveria të ketë masa rezerve ndaj një ulje të mundshme të ardhurash, të rrisë të ardhurat përmes një pagese më të gjërë të taksave, e mbi të gjitha të shmangë reduktimin e taksave.
Por kjo nuk përjashton detyrimin e qeverisë për të përmirësuar kushtet ekonomike në vend.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa thelbësore për të rritur performancën ekonomike e përmirësuar qendrueshmërinë fiskale. Këto duhet të kontribuojnë për t’u dhënë një besim investitorëve të huaj, por shumë mbetet për t’u bërë vecanërisht në klimën e biznesit, rregullat ligjore, të cilat mundësojnë rritjen më të lartë të ekonomisë e rrjedhimisht edhe më shumë të ardhura.
Misioni i FMN-se që pritet të mbërrijë në fund të këtij muaji do te vlerësojë rezultatet e aksionit kundër infomalitetit dhe të diskutojë me ekspertët e financave buxhetin e vitit të ardhshëm.
/ ABC NEWS
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.