Kur themi ‘qytet modern’, ju bën të ktheni kokën nga njëra anë në tjetrën dhe të ngrini sytë drejt qiellit në pothuajse çdo hap. I ri, mutant, i ri-strukturuar, i ndryshuar, i rindërtuar dhe rinovuar sërish . Punimet e furishme të buldozerëve filluan gjatë Luftës së Dytë Botërore – që në vitin 1940 kishin shkatërruar pothuajse tërësisht Rotterdamin- dhe nuk u ndalen më.
Dhe kështu mes urave, rrokaqiejve dhe muzeumëve (shumë për të parë në një ditë), qyteti i filozofit Erasmus – lindur në 1270 pas ndërtimit të një dige mbi lumin Rotte që në qendër takon Nieuëe Maas – i dha hapësirë shumë yjeve të arkitekturës dhe talenteve artistike në kërkim të lavdisë. Pak më shumë se 600 mijë banorë, qendra e dytë e Vendeve të Ulëta, porti ndërkombëtar (trafik i madh me kontenier kinez!), një prani masive emigrantësh, grupe pafund studentësh universiteti, që vinë këtu ngta e gjithë Evropa dhe me një dëshirë endemike për risi. Një projeksion i mahnitshëm ndaj të ardhmes: mjafton vetëm të sillesh përreth nga pak për ta kuptuar këtë.
MARKTHAL
Mëngjesi më i mirë? Hyni në harkun fantazmagorik që përgjigjet në emër të Markthal. Do të gjeni kafe, pasta, çokollata, djathë dhe gjithcka që ushqimi ka për të ofruar më të mirën e tij. Pasi të jeni të ‘zhytur’ në ikonën e fundit të Roterdam – më shumë se një treg i mbuluar një shembull i shkëlqyer I projektimit urban të studimit MVRDV që frymëzohet nga tregu i vjetër e Barcelonës dhe Valencia – do të ta keni të vështirë të dilni më jashtë. U deshën pesë vjet dhe 175 milion euro për ta ndërtuar, por me 95 zona ushqimi, 8 restorante, 228 apartamente, 24 apartament luksoze në katin e fundit, 17 ashensorë, mbi 2500 dyer dhe 4000 metra katrorë treg (në një total prej 100 mijë që përfshinë vendbanime dhe zona të tjera të përbashkëta) gjithë kjo do ju robërojë. Ai u përurua më 1 tetor nga mbretëresha dhe në qoftë se doni të merrni me qira (ose blini) një prej apartamenteve që shfaqen me vizatimet 3D me një natyre të A ‘Bug’s Life’ (krijuesit janë Arno Coenen dhe Iris Roskam) jeni ende në kohë për ta bërë.