Sipas të dhënave të Eurostatit, 96.1% e rumunëve kanë jetuar në banesa në pronësi të tyre në vitin 2014, shkalla më e lartë e pronësisë së baniesave në Bashkimin Evropian. Vetëm 3.9% e popullsisë së Rumanisë ishin qiraxhinj, një shifër shumë më e ulët se mesatarja prej 29.9% në BE.
Sllovakia pason me një normë të pronësisë së banesave prej 90.3%, që ndiqet nga Lituania me 89.9%, Kroacia – 89,7%, dhe Hungaria – 89.1%. Më pak se dy të tretat e popullsisë kanë në pronësi banesën e tyre në Gjermani – 52,5% dhe Austri – 57.2%, pasuar nga Danimarka -63.3%, Mbretëria e Bashkuar -64.8%, dhe Franca – 65.1%.