Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, kanë aprovuar sot shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 shtator 2014.
KDP TC “Kosova e Re” u informua nga Këshilltari i Transaksionit dhe NJIP TC ‘Kosova e Re’, me gjendjen aktuale dhe rrjedhën e projektit deri më tani. Komiteti Drejtues i Projektit në këtë takim aprovoi unanimisht kërkesën e investitorëve të bërë përmes Këshilltarëve të Transaksionit për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 Shtator 2014. Në bazë të këtij vendimi të KDP-së, si kërkesë e investitorëve shpallja e fituesit për fazën e parë të projektit do të bëhet më 30 Shtator”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Po ashtu, në këtë takim KDP u informua edhe për takimet që janë mbajtur me palët e përfshira në projekt nga ku është rikonfirmuar qëllimi i të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të vazhduar me projektin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.