Pesëmujori i këtij viti ka shënuar kthesën për sigurimet e “Jetës” e cila e mbylli këtë periudhë më rritje edhe pse me vlerë modeste rreth 3%.
Prej disa kohësh ky segment i sigurimeve po shënonte shifra negative të primeve të shkuruara bruto. Kështu sipas të dhënave të AMF-së për periudhën janar – maj 2015, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën rreth 396 milionë lekëve.
Sigurimi “Jetë Debitori” që zë edhe pjesën më të madhe të portofolit shënoi rënie të primeve me rreth 19%, duke e çuar vlerën ndaj totalit në rreth 51% nga rreth 65% që zinte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky produkt lidhet drejtpërdrejtë me kreditimin, pasi është një sigurim që kërkohet nga bankatr për të siguruar huadhënien, e cila është shtanguar ndjeshëm.
Gjatë periudhës janar – maj 2016 vetëm Sicred pati rritje të primeve të shkruara bruto ne rreth 26.3%, performancë e cila bëri që të rritet zotërimi i tregut në rreth 29% nga rreth 23.4% që kishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa dëmet e paguara nga të tria shoqëritë e këtij segmenti tregu pësuan një rënie drastike me rreth 49%.
Ndarja e tregut – Jeta:
Burimi: AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.