Skandali për emisionet që përfshiu prodhuesin gjerman Volksëagen mund të ketë pasoja për Bundesligën, paralajmëruan ekspertët, pasi kompania investon qindra milionë euro në futbollin gjerman në vit.
Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë sipas shitjeve ka pranuar për rregullatorët amerikanë se i ka programuar makinat e saj të ‘diktojnë’ gjatë kohës së testimit dhe të ndryshojnë drejtimin e motorëve të tyre me naftë për të fshehur emetimet e tyre të vërteta. Si rezultat, shefi ekzekutiv i VË, Martin Ëinterkorn dha dorëheqjen të mërkurën.
Ekspertët e marketingut të sportit thonë se Volksëagen, nga frika e kërkesave për kompensim që mund të arrijë në miliarda, tani ka të ngjarë të fillojë shqyrtimin e aktiviteteve sponsorizuese.
Kompania zotëron fituesit e Kupës gjermane VfL Ëolfsburg, duke ‘pompuar’ rreth 100 milionë euro në vit në klubin e Ligës së Kampionëve. VË gjithashtu zotëron aksione në kampionët e Bundesligës Bayern Munich dhe promovoi Ingolstadt nëpërmjet degës së saj Audi, dhe është gjithashtu një partner zyrtar i garës së Kupës së Gjermanisë.
Për më tepër, Volksëagen ka marrëveshje të ndryshme sponsorizimi me më shumë se një duzinë klubesh të Bundesligës dhe Bundesligës Sekondare, përfshirë Hamburg SV, Schalke 04 dhe Eintracht Braunschëeig, ndërsa vetë Ëinterkorn ulet në bord në Bayern.
‘Presioni financiar për të kursyer para është atje, prezent,’ tha eksperti autove Juergen Pieper i Bankhaus Metzler për Reuters. ‘Është krejtësisht e natyrshme që të shqyrtohet edhe në atë sektor (sponsorizim).’
Kjo është një pikëpamje që ndahet nga Simon Chadëick, profesor për Strategjinë e Biznesit të Sportit dhe Marketingut në Coventry University, I cili u shpreh se marrëveshjet sportive do të vihen së shpejti nën inspekti teksa Volksëagen po ‘vë mënjanë’ fonde për pretendime potenciale që mund të shfaqen.
Agjencia e SHBA për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka thënë se Volksëagen mund të përballet me penalitete deri në 18 miliardë dollarë, dhe çmimi i pjesës së kompanisë ka rënë që nga shpërthimi i skandalit.
‘Kur një kompani ka problreme financiare, atëherë marketing i shpenzimeve është në krye të listës së shkurtimeve, ‘tha Andre Buehler, drejtor i Institutit Gjerman për Marketingun e sporteve.
Megjithatë, braktisja e Ëolfsburg, një klub faktor, është diçka që ekspertët e shohin si një vendim të vështirë, duke qenë se klubi është një aset për Volksëagen në kohë të trazuara.
‘Një nga gjërat që futbolli e bën është që angazhon tifozët dhe krijon një lidhje me njerëzit të cilët në fund të fundit do i blejnë makinat tuaja,’ tha Chadëick.
‘Argumenti tjetër është se VË është kaq thellë i ngulitur në kulturën kombëtare gjermane, sa do të jetë e vështirë ta shkëpusë veten nga marrëdhëniet e tij me klubet. Braktisja e ekipeve apo komuniteteve do të jetë kundër-produktive dhe do e dëmtonte më tej markën. ‘