Femrat me shtetësi të huaj nuk e shohin shumë tërheqës tregun e punës në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2015, vihet re vetëm 9% e lejeve të punës ( ose 121 leje) janë dhënë për femrat me shtetësi të huaj. Kjo shifër është disi më e lartë sa i përket deklarimeve të punësimit, për të cilët numri i shtetaseve të huaja femra për vitin 2015 u llogarit në 208.
Nga viti i kaluar për shtetasit që i përkasin zonës “Shengen”, ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e Republikës së Serbisë me përkatësisë etnike shqiptare behet pajisja me « Vërtetim Deklarimi për Punësim ».
Për vitin 2015 në total u dhanë 1,083 vërtetime për këtë kategori. Po sipas të njëjtit burim gjatë vitit të kaluar u regjistruan 15 raste anulimi të lejeve të punës për të huajt, kryesisht shtetas turq.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.