Udhëtarët grekë dhe të huaj të cilët kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet e tyre të Krishtlindjeve në Greqi po përballen me probleme për të gjetur dhima të lira në ndonjë nga destinacionet popullore të dimrit. Hotelet në destinacione si Arachova, Kalavrita, Kaimaktsalan janë zënë tashmë në 90% dhe pronarët e hoteleve deklarojnë se në ditët e ardhshme kjo do të arrijë në 100%.
Kontrollet e kapitalit dhe paketat tërheqëse nga pronarët e hoteleve i kanë nxitur pushuesit grekë të mos largohen nga Greqia si dhe kanë tërhequr turistë të huaj në Greqi, sipas vlerësimeve fundjavat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të jenë të mbi-populluara.
Optimistë për turizmin dimëror këto Krishtlindje, është Xenofon Petropolous i cili është në krye të zyrës së komunikimit të Shoqatës Greke të Ndërmarrjeve Turistike (AGTE). Ai theksoi se kombinimi i shërbimit dhe çmimet e ofruara nga pronarët e hoteleve greke përfaqësojnë nhë shtysë të madhe për turizmin grek.