Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Një anketë me studentë, në vitit 2020, e profesorëve Gëdeshi dhe King, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale, zbuloi se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi në raport me 65% në vitin 2018.
Studiuesit pyetën maturantët lidhur me arsyet pse duan të studiojnë jashtë vendit dhe atot janë tre: dëshira për një karrierë ndërkombëtare, sigurimi i një pune dhe page më të mirë në rast se rikthehen në Shqipëri, si dhe cilësia e ulët e universiteteve shqiptare. Nga ana tjetër, anketa me studentët jashtë vendit ka treguar se 95% e tyre, nuk ka plane të afërta për rikthim në Shqipëri pas studimeve.
Duke e marrë koston mesatare vjetore për të gjithë studentët me 8.000 euro në vit rezulton se në vitin 2017, dolën nga Shqipëria për financimin e studimeve të studentëve shqiptarë, që studiojnë jashtë vendit, rreth 140 milionë euro.[lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.