Administrata Tatimore njofton subjektet që kanë qarkullimin deri në 14 milionë lekë se nga 1 janari i vitit 2024 në zbatim të ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përcaktimeve të VKM do të takohen me 15%.
Tatimet këshillojnë tatimpaguesit të kontrollojnë listën (bashkëlidhur) për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.
Nëse aktiviteti juaj ekonomik është i përfshirë në listë, ju njoftojmë se duke nisur nga 1 janari ju do të tatoheni me 15%.
Administrata Tatimore ju fton të përditësoni dhe të saktësoni kodin tuaj ekonomik, përndryshe do të jeni objekt i verifikimit të thelluar nga strukturat e saj të specializuara.
Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet online nëpërmjet shërbimeve tatimore “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.
Administrata Tatimore ju sugjeron gjithashtu që për informacione apo këshilla të mëtejshme ti drejtoheni kanaleve të saj të komunikimit, si edhe qendrës së thirrjeve në numrin e kontaktit: 08000002 apo ekspertëve të tjerë të fushës (ekonomistë).
KLIKONI KETU PER TE PARE LISTEN ME KODET E PROFESIONEVE
Kodet e profesioneve sipas nr te tatimpaguesve nen 14 ml(1)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ju lutem, interesohuni sepse keta te tatimeve thone te bejme ndryshimet perkatese, por fushat ne e-Albania per te kryer ndryshimet/korrigjimet per skemen e të ardhurave nga punësimi, DIVA etj, nuk mund të ndryshohen per te vetëpunësuarit. Keta nxjerrin lajmërime kot, kur sistemi i korrigjimeve apo aplikimit nuk eshte gati.