Janë rreth 387 mijë persona, të cilët kanë një hua për t’u shlyer bankave ap o institucioneve të tjera financiare. Sipas raportit të fundit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nëë fund të vitit 2013, subjektet bankare dhe financiare kanë raportuar në total 954,307 kredi në këtë regjistër, nga të cilat 387,670 janë kredi aktive.
Regjistri I kredive u krijua pak vjet më parë nga Banka e Shqipërisë për të pasur një historic të qartë të performancës së çdo kredimarrësi.
Zgjerimi i Regjistrit të Kredive me subjekte të reja ndër vite, reflektohet dhe nëpërdorimin gjithnjë e më shumë të tij nga ana e subjekteve raportuese, thekson BSH.
Në vitin 2013, rreth 26% e kërkimeve në regjistër i takon institucioneve financiare jobanka, unioneve të shoqërive të kursim-kreditit dhe shoqërive të kursim-kreditit.
Gjithashtu, pranë Zyrës së Regjistrit të Kredisë kryhet edhe procesi i nxjerrjes së raportit të kredimarrësit dhe rishikimi i të dhënave të kredimarrësve. Gjatë vitit 2013, numri i kërkesave për raporte të kredimarrësit ka qenë 665, ndërsa janë adresuar 15 kërkesa për rishikim të të dhënave të kredimarrësit.
BSH thekson se numri i pjesëmarrësve në Regjistrin e Kredive pritet të rritet në periudhat në vijim. Disa subjekte janë duke kryer testimet e nevojshme paraprake, ndërkohë që për një subjekt tjetër ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë kryer vlerësime të kapaciteteve teknike dhe organizative, si hap i parë drejt pjesëmarrjes së plotë në regjistër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.