52 atraksionet turistike të Tiranës, dominojnë objektet e periudhës së Zogut dhe komunizmit, mungojnë muzetë

16/10/2017 12:19 PM 0 komente

Teksa grupe të mëdha turistësh po e vizitojnë Tiranën gjithnjë e më shumë, shumë prej nesh janë kureshtarë të dinë se çfarë ofron Kryeqyteti për udhëtarët e Europës së qytetëruar dhe vizitorët e Azisë së largët.

Bashkia e Tiranës ka listuar 53 objekte dhe vende të cilat sugjerohen për tu parë nga turistët. Kjo ofertë turistike e kryeqytetit dominohet më së shumti nga objektet e kohës së Zogut dhe ndërtesat e periudhës së komunizmit, teksa mungojnë muzetë dhe objektet me histori më të hershme.

Pjesë e guidave janë ndërtesat qeveritare të kohës së Zogut, që përfaqësohen me rezidencën mbretërore dhe shumë objekte me pronësi publike dhe private që janë ndërtuar kryesisht në periudhën e Mbretit Zog. Pallatet e shallvareve, Pallati i Brigadave, Banka e Shqipërisë, Godina e Universitetit, salla e Kuvendit, Biblioteka etj, janë me tipiket.

Ndër objektet e kohës së Zogut, spikat edhe Ambasada e Selisë së Shenjtë, Vatikanit në Shqipëri, që është ndërtuar në vitin 1931 dhe ka qenë shtëpia e Abedin Libohoves.

Gjithashtu si atraksion turistik nga periudha e Zogut janë sarajet e Toptanëve të cilat u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental.

Më pas atraksionet turistikë të Tiranës vijnë me një seri objektesh nga koha e komunizmit duke nisur që nga rezidenca e diktatorit, Piramida,  ish -kombinati tekstil, Godina e Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”, Pallati i Kongreseve, Pallati i Kulturës, etj

Siç shihet nga atraksionet që Bashkia e Tiranës i konsideron të admirueshme për turistët mungojnë tërësisht muzetë. Tirana është e varfër në këtë aspekt. Edhe disa prej tyre që funksionin para vitet 1990 nuk janë të vizitueshëm. I vetmi, Muzeu Kombëtar i vizitueshëm nuk është i listuar në listën e atraksioneve.

Më tej Bashkia e Tiranës ofron si atraksione edhe parqet natyrore, si Parkun e Liqenit, parkun Rinia, Kopshtin Botanik dhe atë Zoologjik.

Agjencitë turistikë pohojnë se me të vizituarat në Tiranë janë Ish-vila e diktatorit, Enver Hoxha  dhe monumenti i Komunizmit me bunkerin në krah të Kuvendit. Shoqëruesit e grupeve turistike pohojnë se,të huajt janë shumë të interesuar për historinë dhe objektet që lidhen me periudhën e komunizmit.

 

 

Lista e atraksioneve turistike në Kryeqytet e ofruar nga Bashkia e Tiranës

 

1-Ambasada e Vatikanit

2-Banesa e Shijakasve

3- Banka e Shqipërisë

4-Biblioteka-Kombetare

5-Galeria Kombëtare e Arteve

6-Sheshi Skënderbe

7-Instalacioni “Reja”

8-Bulevardi Dëshmorët e Kombit

9-Instituti “HarryFultz”

10-Ish Ambasada Jugosllave

11-Ish vila e Enver Hoxhës dhe Blloku

12-Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”

13-Ish-Kombinati Tekstil

14-Këmbana e Paqes

15-Kopshti Botanik

16-Kopshti Zoologjik

17-Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare

18-Medreseja e Tiranës

19-Memoriali “Post Bllok”

20-Memoriali “Vëllezërit Frashëri”

21-Monumenti i Partizanit të Panjohur

22-Mozaiku i Tiranës

23-Ndërtesa e vjetër e Bibliotekës Kombëtare

24-Pallatet e Shallvareve

25-Pallati i Kongreseve

26-Pallati i Kulturës

27-Pallati Presidencial (Pallati i Brigadave)

28-Parku i Madh (Liqeni Artificial)

29-Parku “Rinia”

30-Pazari i Ri

31-Pedonalja “MuratToptani”

32-Piramida

33-Monumenti i Skënderbeut

34-Rezidenca e Familjes Mbretërore

35-Kuvendi, Salla Plenare e Kuvendit të Shqipërisë

36-Sarajet e Selim Pashë Toptanit – Selamllëku

37-Selia e Akademisë së Shkencave

38-Selia e Kryeministrisë

39-Selia e Presidencës

40-Shtëpia e Lindjes “Mbretëresha Geraldinë”

41-Teatri Kombëtar

42-Teatri Kombëtar për Fëmijë (Teatri i Kukullave)

43-Tyrbja e Kapllan Pashës

44-Tyrbja e Nuses

45 -Universiteti i Arteve

46-Universiteti i Tiranës

47-Ura e Brarit

48-Ura e Tabakëve

49-Varrezat e Dëshmorëve dhe monumenti Nëna Shqipëri

50-Varrezat e Ushtarëve Anglezë

51-Varrezat e ushtarëve gjermanë

52-Varri i Faik Konicës

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of