“60% e produkteve të shitura janë kozmetike, suplementet kërkesë në rritje”

05/03/2019 2:32 PM 0 komente

Flet Denisa Dalla, menaxhere e LR ALBANIA

Si kanë qenë kërkesat pranë LR për produktet kozmetike ndër vite?

Produktet kozmetike kanë qenë produktet me të cilat LR ka filluar aktivitetin e saj dhe kuptohet që raporti midis produkteve të kozmetikës dhe shëndetit është më i lartë. Për vitin 2017, ato kanë zënë rreth 60% të shitjeve, por tendenca nga viti 2018 është duke u ulur, pasi klientët kanë filluar të orientohen drejt shëndetit dhe suplementeve ushqimore. Të qenët i bukur nga brenda të ofron mundësinë të jesh i bukur dhe nga jashtë.

Cilat kategori produktesh kanë shitje më të larta?

Produktet më të shitura në kozmetikë janë:
– kremrat e diellit
– parfumet
– make-up
– deodorantet
– produktet e pastrimit të lëkurës (pajisje Zeitgard, tonik, shkuma pastruese)

Sa i përket gjinisë dhe moshës, si i kategorizoni blerësit?

Blerësit më të mëdhenj janë femrat absolutisht, janë ato që kujdesen më shumë për pamjen dhe shëndetin e tyre. Edhe vetë gama e produkteve të kujdesit është më e larmishme për femrat, pasi ato janë blerëset potenciale. Por, nuk mungojnë edhe meshkujt.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of