Mëngjesin e ditës së sotme, disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje, ndërsa disa të tjera rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.14 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 0.37 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.04 për qind, duke shkuar në 23,830.58 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.15 për qind, në 27,864.21 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.67 për qind, në 2,982.68 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.62 për qind, në 2,190.08 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.