Aksionet europiane shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, indeksi i aksioneve Stoxx Europe 600 u rrit me 0.5 për qind, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë në më shumë se gjashtë javët e fundit.
Indeksi i aksioneve nagleze FTSE 100 avancoi me 0.62 për qind, duke shkuar në 7,208.13 pikë.
Indeksi i aksioneve FTSE 250 u rrit me 0.56 për qind, duke shkuar në 19,234.69 pikë.
Indeksi i aksioneve gjermane GDAXI u rrit me 0.50 për qind, duke shkuar në 11,936.53 pikë.
Indeksi i aksioneve franceze CAC 40 u rrit me 0.86 për qind, duke shkuar në 5,307.72 pikë.
Indeksi i aksioneve Stoxx 50 u rrit me 0.59 për qind, duke shkuar në 3,071.94 pikë.
Indeksi i aksioneve S&P 500 ishte ndër të vetmet indekse që shënuan rënie. Ai ra me 2.41 për qind, duke shkuar në 2,811.87 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.