Në periudhën e fundit, falë këtyre nismave, janë mbledhur më shumë se 2,5 milionë dollarë për forcat e armatosura të Ukrainës dhe ndihma humanitare për vendin.
Sipas edicionit lokal të Forbes, në vend të parë është mikrofoni i kristaltë i fituesve të Eurovision 2022, grupi ukrainas Kalush Orchestra, i shitur për 900 mijë dollarë. Në renditje është edhe bluza në ngjyrë ulliri e presidentit Zelensky, vepra arti dhe pulla postare.
Edicioni ukrainas i revistës Forbes ka përpiluar një klasifikim të objekteve të shitura me çmimet më të larta.
Në krye të renditjes është mikrofoni i kristaltë i fituesve të Eurovision 2022, grupi ukrainas, Kalush Orchestra, për 900 mijë dollarë.
Në vend të dytë është një pikturë e serisë mbi Çernobilin, nga artistja ukrainase Maria Prymachenko (“Lulet e rritura pranë bllokut të katërt”), e cila u shit për 500 mijë dollarë.
Medalje e argjendtë për një Lamborghini Murcielago LP640, e shitur në Republikën Çeke për 351 mijë dollarë.
Në vend të katërt, sërish grupi Kalush Orchestra – kapelja rozë e pjesëtarit të grupit Oleh Psiuk u shit për 302 mijë dollarë.
Një seri pullash përkujtimore që festojnë rezistencën e ushtarëve ukrainas në Ishullin e Gjarpërinjve u shit për 137 mijë dollarë.
Në vend të gjashtë, një bluzë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me një autograf, u shit për 102 mijë dollarë, në një ankand në Angli.
Klasifikimi i përpiluar nga Forbes mbyllet me tre vepra arti.
Piktura e artistes amerikane Zhenya Gershman “Fytyra e parë e luftës”, një portret i mësueses Olena Kurilo, i përjetësuar në foton Wolfgang Schwan, që mblodhi 100 mijë dollarë për Kryqin e Kuq Ukrainas.
Në ankande janë shitur përkatësisht për 92 mijë dollarë dhe 45 mijë dollarë veprat “CND Soldiers” të Bansky (në foto) dhe “So Far, So Close” e artistit spanjoll Pejac.