A mund të vijë rikuperimi: “Doing business”,çfarë nuk shikon qeveria
Mënyra sesi qeveria pajtohet kaq lehtë me rezultatet e saj të dobëta është shumë dëshpëruese. Një nga raportet më referuese të Bankës Botërore e rendit Shqipërinë 35 shkallë më poshtë nëkrahasim me një vit më parë, duke e shfaqur dukshëm përkeqësimin e klimës së të bërit biznes. Por zoti Rama, kryeministri i Shqipërisë, tha se kjo është e rikuperueshmedhe sendodhi për shkak të reformave, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi tjetër.
Ekspertëtthonë se raporti në vetvete pasqyron vetëm pak elemente të mjedisit ekonomik ku vepron një biznes. Ai bazohet mbi ligjet, procedurat ligjore dhe kostot që lindin prej tyre. Edhe metodologjia e matjes është shpesh e diskutueshme, ndaj edhe Banka Botërore ka ndryshuar mënyrën. Mirëpokur doli raporti paraardhës, rreth një vit më parë, në të cilin Shqipëria ishte renditur 22 shkallë më mirë, ministri i Ekonomisë, e reklamoi këtërezultat si një tregues “të mrekullisë ekonomike” që kishtenisur në vend, kur socialistët e rilindur erdhën në pushtet. Tani zoti Ahmetaj mund ta kuptoj se sa shumë është nxituar, dhe se sigjatë gjithë kësaj kohe,ai dheqeveria paskan ecur në rrjedhëne kundërt. Raporti e krahason vendin tonë me 189 vende të tjerë. Po ta krahasosh Shqipërinë me vetveten, ngjyrat mund të duken më të qeshura, siç edhe po mundohet ta zbukuroj rezultatin përfaqësuesja e Bankës Botërore në vendin tonë. Por raporti tregon qartë se mjedis ynë ekonomiknuk mund të jetëi dëshiruar nga investimete huaja, siç mund të jetë p.sh. Maqedonia (e 12 në renditjen globale)dhe se biznesi vendas, në krahasim me të tjerët, është shumë më pak i lirë për t’u zhvilluar, për shkak të gjithë këtyre barrierave që vërejti raporti i fundit.
Megjithëse qeveria mendon se kjo është e rikuperueshme,ajonuk po e shikon dhe sigurisht as raporti nuk ka ç’të thotë se sa është kostojae pësuar nga veprimet që çuan në këtë rezultat, sesa do të paguhet për të rikuperuar dhe se kush do të duhet ta paguajë?
Raporti nuk e thotë, po është mëse e lexueshme, se rënia dhe renditja në vend të fundit në disa tregues, prodhon edhe një shkallë të lartë korrupsioni. Barrierat e larta, procedurat e shumta,kostot e larta të shërbimit të shoqëruara edhe me marrëdhënie klientelistesjellin të tjera kosto të larta të fshehuranë formën e ryshfetit, të cilat biznesi shqiptar duhet t’i paguajë për të kryer i qetë një aktivitet. Përmes treguesve të matur, raportinuk e thotë, por ama tregon se nga ku mund të burojë ky korrupsion.Politika në Shqipëri është përfshirë në një proces për të reformuar drejtësinë, i ciliështë i orientuar drejt njerëzve dhe jo sistemit dhe mënyrës si vepron ai, sepse po të ishte ndryshe, drejtësia do të kishte filluar të funksiononte së pari duke lehtësuar dhe duke hequr barrierat që bllokojnë veprimtarinë e lirë.
Raporti nuk e mat, ndaj s’ka se si ta thotë“hallakatjen” qeverisëse në politikëbërje që, megjithëse është faktor subjektiv dhe i diskutueshëm,është burimikryesorqë ushqeu këtë rezultat të keq. Politikat represive, në emër të reformave,orientimi dhe rritja e taksave, nuk ecin me mjedisin e varfër ekonomik dhe social, i cili shfaqet me mungesëne kapitalit në biznese, borxheve të larta, rënie të të ardhurave individuale, rënie të punësimit, performancë të dobët fiskale nga qeveria dhe dobësi në kryerjene investimeve publike. Kjo ecje kundër rrjedhës dhe mungesa e konsekuencëssë qeverisë, e cila në mes të rrugës ndryshon orientim, që duket tek ndryshimet e shpeshta ligjore, ka prodhuarnë fakt edhe këtë rezultat. Ndaj ndodhi në raport që,edhe pse pati aksion dhe pretendime për reformë në energji, treguesi i aksesitra. Edhe pse ka aksion kundër informalitetit, treguesi i pagesës së taksave apo hapjes së biznesit këtë vit ra.
Por qeveria thotë se mund të rikuperojë. Edhe kjo është një gjë që mund të vihet në dyshim. Përpos korrupsionit të lartë të paluftuar dhe politikave ekonomike jo të orientuara drejt, qeveria vijon të hartojë ligje e rregulla represive, siç janë së fundi supergjobat (lexo në brendësi)ndaj biznesit që duket sikur do tëvendosin rregull por nuk frymëzojnë as biznesin e as konsumatorin. Prandaj pyesim: A mund të vijë rikuperimi?