Shumëllojshmëria e vizitorëve që vijnë çdo vit në këtë ishull është tejet e larmishme. Turistët zakonisht shijojnë mrekullitë që të fal oqeani, trajtimet estetike të pashoqe, qëtësinë shplodhëse të darkave mondane si edhe kulinarinë që është në nivlet e saj më të larta.
Historianët do të gjejnë kënaqësi në zbulimin e tempujve të ndryshëm, të cilët do t’i hapin rrugë një aventure marramendëse që do të përmbyllet me gjetjen e vullkanit aktiv në Kintamani.
Qyteti i Kutas plotëson çdo dëshirë për të gjithë ata turistë që duan të eksplorojnë dhe shijojnë jetën e natës.
Si të kurseni në Bali
Në Bali duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse çmimet janë shumë të shtrenjta. Kuta është një prej qyteteve ku përveç shijimit të jetës së natës edhe çmimet janë të arsyeshme, ndaj do t’ju krijohet mundësia që të blini suvenirë dhe të bëni trajtime me spa me çmime më të lira se në qytetet e tjera.
Më të mbërritur në Bali, do të lodheni nga propozimet e shumta të ciceronëve të cilët do t’ju ofrojnë guidat e tyre për të zbuluar mrekullitë e këtij qyteti. Do të bënit mirë ta eksploronit vetë atë vend sepse çmimet e guidave turistike janë tejet të kushtueshme.
Një dollar amerikan është i barazvlefshëm me 9,000 IDR(monedha indoneziane) ndaj tregohuni shumë të kujdesshëm gjatë blerjeve tuaja të ndryshme.
Kultura dhe tradita
Bali është pjesë e Indonezisë, ndaj gjuha kryesore është ajo indoneziane. Por në disa rajone ju do të ndesheni edhe me një lloj tjetër gjuhe të quajtur, Balinese. Duke qënë se turizmi ndërkmbëtar luan një rol mjaft të rëndësishëm në kulturën e Balit, edhe gjuha angleze është gjërësisht e përdorur, ndaj nuk do të keni probleme gjatë qëndrimit tuaj.
Përsa i përket besimit fetar, Bali veçohet nga të gjithë ishujt e tjerë indonezianë që i përkasin besimit islamik. Hinduizmi është feja kryesore në Bali. Një numër shumë i madh tempujsh shërbejnë edhe si vende të shenjta, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe mundohuni të respektoni traditat vendase, një prej të cialve është edhe lutja në pellgje me ujë.