A keni dashur ndonjëherë të hyni në pikturën tuaj të preferuar? Epo në Café Bw mund të bëni pikërisht këtë dhe madje të qëndroni edhe për një kafe.
Me seli në Moskë, në Shën Petërburg, Café Bw, i frymëzuar nga filmat vizatimorë, shumë shpejt është shndërruar në një nga baret më të dashur nga banorët, me arredimin original.
Kur vizitorët të hyjnë, do të mirëpriten nga një mjedis bardhezi nga muri në mur. Gjithçka brenda Café Bw, duke përfshirë edhe dyshemenë dhe mobiliet, është pikturuar me linja grafike.
“Ideja ishte që të krijonim një vend interesant, mbi të gjitha për mjediset e brendshme (natyrisht edhe për kafenë e mirë). Rinovimi zgjati pak më shumë se një muaj dhe janë përdorur thuajse 100 kg bojë” – thotë Solbon, krijues dhe pronar i Café Bw.
“Njerëzit vijnë me qëllim për të bërë foto të pazakonta. Edhe punonjësit tanë janë të kënaqur me punën dhe disa madje kanë pritur muaj për të gjetur një vend të lirë”. Në muret e kafenesë shihen vizatime me bimë brenda shtëpisë, dritare me perde, rafte librash, vepra arti në kornizë, një furrë, një orë etj.
Për më tepër, vizitorët mund të bashkëveprojnë me disa nga instalimet si pianoja “e sheshtë” ose “vizatimin” e një telefoni.
/ My Modern Met