Fusnota e marrëveshjes për “Bashkëpunim Rajonal” mes Prishtinës e Beogradit duket se nuk po shërben edhe aq për pranimin e Kosovës në organizata rajonale, ndërsa Bashkimi Europian po e shfrytëzon në maksimum. Fusnota e cila nuk paragjykon statusin dhe është në linjë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Opinionin Këshillëdhënës të GJND-së për Pavarësinë e Kosovës, po përdoret pothuajse si formë zyrtare e prezantimit të Kosovës në raport me të gjitha institucionet që menaxhohen nga Bashkimi Evropian.
Këtë tani po e bën edhe Banka Europiane për Investime (BEI) ku Kosova paraqitet me shënime në fund të çdo dokumenti. Kjo nuk i ka siguruar Kosovës mundësinë për të aplikuar për kredi pranë BEI, pasi banka me seli në Luksemburg dhe që menaxhohet nga Komisioni Europian, nuk ka pranuar ende të nënshkruajë kontrata me shtetin më të ri europian.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.