Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se ka miratuar një projekt që parashikon dhënien e një kredie deri në 10 milionë euro (11.2 milionë dollarë) për shpërndarësin rumun të teknologjive bujqësore, Agricover.
Fondet do t’i mundësojnë Agricover të vazhdojë strategjinë e rritjes dhe të financojë nevojat më të mëdha të kapitalit qarkullues, si rezultat i krizës së Covid-19, tha BERZH në një dokument të postuar në faqen e internetit.
Projekti gjithashtu do të mbështesë kompaninë që të vazhdojë të rrisë bazën e klientelës dhe të sigurojë kushte më të mira tregtare për klientët, fermat e vogla dhe të mesme.
Bordi i drejtorëve të BERZH e miratoi projektin më 16 qershor, sipas dokumentit.
Agricover është një shpërndarës i teknologjive bujqësore, si produkte për mbrojtjen e bimëve, farëra të certifikuara, ushqime për bimë, me operacione në një nivel kombëtar në Rumani. Aksioneri kryesor i saj është Agricover Holding, me pronësi 99,99%.
Me 17 vjet përvojë në bujqësinë rumune dhe 850 të punësuar, kompania mbështet më shumë se 4500 fermerë përmes dy filialeve kryesore të saj, Agricover dhe Agricover Credit IFN. Në fund të vitit 2017, BERZH mori 13% të aksioneve në kompani.