Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, çka ka ngjallur shqetësimin e institucioneve ndërkombëtare, të cilat e kushtëzojnë ndihmën apo kreditë e tyre me uljen e borxhit.
Borxhi publik, 58.75% e PBB në 2011-n
Në fund të vitit 2011, stoku i borxhit publik arriti në 772.5 miliardë lekë ose 58.75% e PBB. Ky stok përbëhet nga (i) borxhi i Qeverisë Qendrore 58.74% të PBB dhe (ii) borxhi i pushtetit lokal me 0.02% të PBB, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
Në krahasim me vitin 2010, borxhi i Qeverisë Qendrore është rritur me rreth 8%, ndërsa borxhi i pushtetit lokal ka shënuar rritje prej 48%.
Sipas afatit origjinal të maturimit, struktura e stokut të borxhit përbëhet nga borxhi afatshkurtër 33% dhe afatgjatë 67%.
Borxhi i brendshëm, drejt financimit afatgjatë
Gjatë vitit 2011 Ministria e Financave ka vazhduar politikën e saj të emetimit kryesisht të instrumenteve afatgjatë të borxhit. Për rrjedhojë, struktura e borxhit të brendshëm shtetëror sipas
instrumenteve ka ardhur duke u përmirësuar në favor të instrumenteve afatgjatë të cilët përfaqësojnë 43.85% të tij, kundrejt 42.4% në fund të vitit 2010.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.