Është hapur këtë fillimviti ekspozita e një prej fotografëve më të famshëm amerikanë, Scott Mead, në galerinë Hamiltons, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 19 janar.
Në të janë të ekspozuara foto që ai ka bërë mbi re gjatë udhëtimeve të tij në destinacione të ndryshme.
Ndërsa një përmbledhje e plotë me të gjithë fotot e tij është botuar në librin “Mbi Re”. Z. Mead ka deklaruar në një intervistë se të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen nga shitjet e librit do të shkojnë për bamirësi ndaj fëmijëve në nevojë.
Dritëhijet e Long Island në Nju Jork
Tabloja e ngjyrave në mëngjesin e Nju Jorkut
Abstraksion i Plateau, Meksikë
Fytyrat e Lumit “Thames” në agim, Londër
Alpet franceze (foto e bërë gjatë rrugës për në Marok)
Shkrirja e “Andeve me Perëndimin”
Qilim resh mbi Masaçusets
“Paqësori i qetë”, foto e bërë gjatë udhëtimit për në Lima
Muzg mbrëmjeje në Nju Jork