Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Sokoll Havolli, ka thënë se projeksionet janë që të ketë rënie ekonomike në Kosovë këtë vit prej 7.2 për qind.
Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje prej 4.94 për qind në vitin 2019, ndërsa borxhi publik ka qenë në nivel të ulët me vetëm 17.5 për qind.
Mirëpo, kështu nuk pritet të jetë edhe ky vit.
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Sokoll Havolli, ka thënë se projeksionet janë që të ketë rënie ekonomike në Kosovë këtë vit prej 7.2 për qind.
Krejt kjo do të ndodhë për shkak të pandemisë COVID-19.
Mirëpo Havolli ka thënë se këto projeksione të BQK-së mund edhe të ndryshojnë.
Havolli ka folur në Komisionin për Buxhet dhe Financa, dhe ka thënë se recesioni ekonomik mund të jetë në formën në formën e “V”.
Në prezantimin e raportit vjetor nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Fehmi Mehmeti në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është thënë se ekonomia e Kosovës ka pasur rritje prej 4.94 për qind në vitin 2019, ndërsa borxhi publik ka qenë në nivel të ulët me vetëm 17.5 për qind.
Kjo rritje ekonomike, Mehmeti tha se ka ardhur më shumë nga tregtia dhe sektori i sigurimeve.
Ndërkohë theksoi se lëvizja e çmimeve vazhdon të përcaktohet nga lëvizja e jashtme si pasojë e varësisë së importeve.
Ai tha se institucioni që udhëheq ka vazhduar me avansimin e kapaciteteve profesionale me standardet ndërkombëtare.
Por kritika për këtë raport adresoi anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Yllza Hoti e cila tha se ky raport nuk ka shumë përmbajtje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.