Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 26 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 64.60 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 12 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 57.68 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme dhe u tregtua me 1,404.97 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.