Një valë protestash filloi në Bullgari e Rumani, pasi të dyja vendet nënshkruan të ashtuquajturën Marrëveshje kundër Tregtisë së Mallrave të Falsifikuara (ACTA),
e cila synon të luftojë mallrat e ilaçet e përgjithshme të falsifikuara, si dhe shkeljet e të drejtave të autorit në internet. Mes frikës publike se do të kufizohet liria e fjalës,
autoritetet siguruan se do të zhvillohet një dialog me shoqërinë civile, përpara sesa të ratifikohet marrëveshja, një hap i nevojshëm që ajo të hyjë në fuqi në këto vende.