Në vitin 2022, sipas raportit të agjencisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme, “Colliers”, Shqipëria ofroi nivelet më të larta të çmimeve të zyrave në rajon.
Fatjon Hysenbelliu, CEO i agjencisë imobiliare “Future Home”, në intervistën për “Monitor Brief Insight”, tha se çmimet e ambienteve për zyra në Tiranë janë më të larta krahasuar me Kosovën. Për sa u përket çmimeve të zyrave në objektet e qendrës, z. Hysenbelliu deklaroi sa ato janë në nivele të njëjta me Athinën dhe Beogradin.
Për drejtuesin e “Future Home”, aktualisht çmimet janë në stanjacion krahasuar me vjet, ndërsa parashikohet një rënie e lehtë e tyre në vijim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.
Ku Greqia e Serbia e ku kabuli Tiranes. Nejse, vazhdoni njerez te blini sapunin per djath. Do gjendeni me dyqane e shtepi por pa njerez per ti dhene me qera. Piramida e 2-te ne Shqiperi