Sipas raportit të fundit të Institutit të Reuters, rriten shqetësimet për fake news.
Epidemia e koronavirusit ka provokuar një rritje të ndjeshme të leximit të lajmeve duke nxitur botuesit të përshpejtojnë kalimin e tyre drejt versionit dixhital
Ky është mesazhi në raportin e fundit të Institutit të Reuters, Digital News Report, për studimin e gazetarisë. Bëhet fjalë për një studim, ndër më autoritarët në botën e konsumit të lajmeve që përfshin këtë vit 40 tregje. Me pak fjalë, lockdown ka rritur audiencën e telespektatorëve dhe lexuesve online, por në të njëjtën kohë janë rritur edhe shqetësimet për fake news.
Në qendër të vëmendjes, Facebook e WhatsApp të cilët konsiderohen burimet kryesore për përhapjen e lajmeve false. Sipas sondazhit, më pak se katër njerëz në dhjetë deklaruan se u besojnë “në pjesën më të madhe lajmeve për pjesën më të madhe të kohës” duke shënuar një rënie në pikë përqindje krahasuar me vitin 2019. Dhe më pak se gjysma e të intervistuarve (46%) deklaroi se u beson lajmeve; ndërsa besimi në kërkime (32%) dhe në rrjetet sociale (22%) është edhe më i ulët.
Smartphone është mjeti kryesor për leximin e lajmeve. Numri i njerëzve të gatshëm për të paguar për të lexuar lajme online është në rritje. Për fat të keq, botuesit janë duke iu përgjigjur krizës duke shkurtuar numrin e punonjësve, për t’i bërë ballë një rënie drastike të të ardhurave nga reklamat. Raporti paralajmëron se mund të shtohet rreziku i rritjes së pabarazisë informative, me gjithnjë e më shumë njerëz që nuk mund t’i lejojnë vetes të paguajnë për të pasur lajme cilësore.
Burimi: Il Sole 24 Ore