Fiskalizimi do të minojë informalitetin në ekonomi tha sot ministrja e Financave, Anila Denaj gjatë raportimit për projktbuxhetin e vitit 2020 në konferencën e Kryetareve në Kuvendin e Shqipërisë. Denaj tha se gjatë vitit që vjen ekonomia do të rritet me 4,1 për qind e nxitur nga konsumi dhe investimet, ndërsa punësimi në vitin 2020 do të shënojë një rekord tjetër rënie duke shkuar në 10.6%.
Ajo tha se investimet publike në buxhetin e vitit 2020 do të jenë 4.5 për qind PBB-së dhe borxhi publik do të arrije në 62 % të PBB-së.
Denaj tha se ekonomia është në rritje pozitive, përtej ngadalësimit shumë sektorë kanë vijuar të kenë rritje dhe këto janë elementet baze. Denaj tha se të ardhurat do të realizohen në 474 miliardë lekë në fund të vitit 2019 ose 24 mld lek më shume së më 2018. Ndërsa për vitin 2020, të ardhurat adhurat tatimore do të arrijnë në 334 mld leke, ndërsa totali i të ardhurave 501 miliardë lekë .
Ndryshimi kryesore ne ligjin e fiskalizimit marrja ne kohe reale e transaksioneve synon te rrisë parametrat e TVSH-së së brendshme. Teksa theksoi se arsimi dhe shëndetësia marrin me shumë fonde ne 2020
Ajo tha se vitin që vjen përfundojnë projektet në infrastrukturë si, rruga e Arbrit, Milot- Balldre.
Ajo tha se, totali i shpenzimeve publike për vitin 2020 është planifikuar 531.97 miliardë lekë ose 29.6% e PBB.
Shpenzimet e personelit për vitin 2020, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe koston aktuale të institucioneve të krijuara për mbështetjen e reformës në drejtësi. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 83.8 miliardë lekë ose 4.7% e PBB.
Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 40.9 miliardë lekë ose 2.3% të PBB, për të përballuar çdo risk të mundshëm të rritjes së normave të interesit.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2020. Janë parashikuar në masën 46.6 miliardë lekë ose rreth 2.6% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrjetit rrugor kombëtar dhe mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.