Dollari amerikan humbi pikë edhe mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 108.59 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë ku u këmbye me 109.07 jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e ditës së sotme.
Monedha e përbashkët, euro, u këmbye me 1.1077 dollarë amerikanë.
Dollari amerikan u këmbye me 1.2931 paund britanikë.
Yuan-i kinez preku sot nivelin e tij më të ulët gjatë tre javëve të fundit kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.0450 dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.