Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u avancoi me 0.2 për qind dhe u këmbye me 112.91 dollarë amerikanë për jen. Dollari amerikan ka avancouar me 0.8 për qind gjatë kësaj jave kundrejt jenit, javë gjatë së cilës ai arriti dhe nivelin e tij më të lartë të tre javëve të fundit, ku u këmbye me 113.385 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.2 për qind në 96.375 .DXY.
Sterlina humbi 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e ditës së sotme, duke u këmbyer me 1.2990 sterlina për dollarë amerikanë.
Ndërsa monedha e përbashkët ra me 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1400 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7198 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez avancoi me 0.8 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9287 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.