Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 112.41 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.1 për qind duke shkuar në 96.15 .DXY.
Monedha euro avancoi kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1590 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian u këmbye me 0.7122 dollarë amerikanë, duke rikuperuar kështu nga niveli i tij i ulët i ditës së hënë ku u këmbye me 0.7039 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuani kinez ra me 0.3 për qind mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan.
Paundi britanik avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan duke shënuar kështu edhe rritjen e tij më të lartë në më shumë se tre javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.